• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shumë dyshime, asnjë provë, hetimet për Çollakun drejt pezullimit

by A R
17/01/2016 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetë ditë pas rrëmbimit në Durrës dhe vrasjes së Gazmend Çollakut në Krujë, grupi i hetimit nuk ka asnjë të dyshuar në lidhje me ngjarjen, shkruan Panorama. Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila filloi hetimet për heqje të paligjshme të lirisë (rrëmbim personi) me pasojë vdekjen, është drejt pezullimit të hetimeve për t’ia kaluar dosjen policisë.

Shkak për këtë veprim, sipas burimeve të akuzës, është bërë fakti se dosja penale nuk përmban prova të mjaftueshme për ngritjen e akuzave në lidhje me autorësinë dhe motivin e ngjarjes.

“Deri në këtë fazë ka shumë pista e dyshime, por asnjë provë konkrete për autorë të mundshëm të dyshuar”, kanë thënë burimet. Për këtë arsye, dosja i është deleguar policisë me detyra konkrete për mbledhje informacioni në lidhje me autorët e krimit.

Pas ngjarjes së ndodhur më 6 janar 2016, në lokalin ku ndodhej në kafe Gazmend Çollaku, Policia dhe Krimet e Rënda kryen një numër të madh veprimesh hetimore. Dosja u pasurua me përgjime telefonike dhe ambientale, si dhe me dëshmitë e më shumë se 75 personave, nga rreth 150 veta të shoqëruar.

Edhe pas këtyre veprimeve që u shoqëruan me këqyrjen e telefonit të viktimës, verifikimin e vendngjarjes ku ndodhi rrëmbimi e më pas vrasja, përsëri grupi i hetimit nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë thënë për gazetën “Panorama” se numri i pistave në hetim është i madh.

 

PISTAT E HETIMIT

“Hetimi është përqendruar në disa ngjarje të fundit që kanë ndodhur në Durrës, por edhe tek aktiviteti problematik i të dëmtuarit nga ngjarja”, thanë burimet e hetimit.

Sipas tyre, vitet e fundit Gazmend Çollaku ka pasur implikime të thella në aktivitete që shtrihen nga Durrësi deri në Itali dhe anasjellas. Një nga pistat e hetuara ka qenë një lidhje e mundshme mes vrasjes e rrëmbimit të Çollakut me atentatin ku u vranë shtetasit Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj, më 20 dhjetor 2015.

Viktimat, sipas Policisë, ishin të njohur të Gazmend Çollakut dhe ky i fundit ka qenë pranë vendit të ngjarjes më 20 dhjetor 2015 kur ndodhi atentati ndaj dy të rinjve. Madje, në kohën kur u rrëmbye në Durrës, Gazmend Çollaku kishte vetëm pak ditë që kishte dëshmuar në Polici në lidhje me vrasjen e dy të rinjve.

Nga ana tjetër, është hetuar implikimi i mundshëm i 36-vjeçarit nga Shijaku në trafiqe të paligjshme ShqipëriItali, si dhe dy dënime që viktima ka pasur në të shkuarën për një plagosje me armë.

Në hetim janë përfshirë edhe disa ngjarje të ndodhura së fundi në qytetin e Durrësit, të cilat nuk janë bërë publike nga ana e policisë pasi për to hetimet vazhdojnë.

PANORAMA

Next Post

Qëlluan drejtorin e OSHEE, dy të arrestuar në Lushnjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë e SHBA rrëzon tarifat globale të Donalt Trump: Tejkaloi kompetencat ligjore

Gjykata e Lartë e SHBA rrëzon tarifat globale të Donalt Trump: Tejkaloi kompetencat ligjore

February 20, 2026
“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve” Berisha dhe Noka: Të gjithë në shesh në orën 18:00

“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve” Berisha dhe Noka: Të gjithë në shesh në orën 18:00

February 20, 2026
“PD të radikalizojë veprimet”, Balliu: Duhen ca protesta ndryshe, jo si ato që kemi bërë deri tani

Balliu: Populli vetëmbrohet, nuk ushtron dhunë. Protestat do të përshkallëzohen

February 20, 2026
EMRI / Sherr në Tiranë mes disa personave, vritet me thikë 32-vjeçari tek ’21 Dhjetori’

EMRI / Sherr në Tiranë mes disa personave, vritet me thikë 32-vjeçari tek ’21 Dhjetori’

February 20, 2026
Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

February 20, 2026
Vodafone dhe FSHF, së bashku, për transformimin dixhital të futbollit në Shqipëri

Vodafone dhe FSHF, së bashku, për transformimin dixhital të futbollit në Shqipëri

February 20, 2026
“Vajzën nuk vjen ta takojë”, Loredana ‘pa doreza’ për Mozzik: Të më kërkojë falje për atë këngë!

“Vajzën nuk vjen ta takojë”, Loredana ‘pa doreza’ për Mozzik: Të më kërkojë falje për atë këngë!

February 20, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

“Rama ka në xhep ‘kartën e djeshme’ të SHBA dhe të Trump”/ Leka: Protesta? Nëse dhuna përshkallëzohet, i faturohet opozitës!

February 20, 2026
Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Do hiqen vizat për ata që kërcënojnë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Do hiqen vizat për ata që kërcënojnë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

February 20, 2026
Presionet ndaj ish-kreut të SPAK? Koçiu: Altin Dumani i kemi shtuar edhe dy truproja të tjera

Presionet ndaj ish-kreut të SPAK? Koçiu: Altin Dumani i kemi shtuar edhe dy truproja të tjera

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In