• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shumë banorë në Vlorë e duan investimin”, deputetja: Bllokimi i aksit të Rinasit nga protestuesit, gabim

by E B
15/06/2026 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ecuria e protestave qytetare, të cilat kulmuan me bllokimin e aksit rrugor drejt Aeroportit të Rinasit, kanë qenë në qendër të diskutimeve në emisionin “3D” të gazetarit Alban Dudushi në RTSH. Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dhënë qëndrimin e saj lidhur me dinamikën e këtyre tubimeve, reagimin e forcave të rendit dhe kërkesat politike të demonstruesve.

Duke analizuar aksionin e paparalajmëruar të protestuesve për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, Luarasi vlerësoi mosndërhyrjen e forcave policore për përshkallëzimin e situatës, pavarësisht pasojave te qytetarët e tjerë.

“Mendoj se aty mund të jenë edhe fëmijët e mi, ndonëse mund të logjikosh që nuk është e drejtë që ti t’u ndërpresësh udhëtimin grupeve të tjera shoqërore si turistë dhe qytetarë,” theksoi deputetja, duke shtuar se ajo e ka çmuar faktin që policia nuk ndërhyri.

Ajo pranoi se në këtë lëvizje ka individë me mendime të kundërta, duke përfshirë grupime me qasje të ndryshme fetare apo gjeopolitike që qëndrojnë krah për krah, dhe nënvizoi faktin se “arsye për të protestuar ka”.

Deputetja socialiste vuri në dukje se protesta duhet të tejkalojë thirrjet kundër figurave aktuale politike, si “ik Rama” apo “ik Berisha”, dhe të prodhojë një lidership të ri me emra konkretë. Sipas saj, institucionet nuk mund të reagojnë ndaj një lëvizjeje pa përfaqësim të qartë.

Duke ngritur pyetjen se kush janë figurat si Arlind Qori, Agron Shehu apo Adriatik Lapaj, ajo argumentoi se ndryshimet politike kërkojnë struktura të definuara.

“Duhet të dalin kandidatura të tjera. Reagimi i institucioneve bëhet pasi del një grup me emra konkretë. Nuk funksionon në asnjë demokraci ik ti dhe nuk dihet se kush vjen. Në momentin që kristalizohen grupet ka më pas dhe reagim të institucioneve.”, tha Luarasi.

Një pikë tjetër e trajtuar gjatë emisionit ishte zbehja e kauzës fillestare mjedisore. Luarasi deklaroi se institucionet nuk e kanë më të qartë se cila është kërkesa reale e protestës, pasi theksoi se ndonëse ajo nisi për mbrojtjen e flamingove dhe Zvërnecit, tashmë nuk flitet më për to.

Megjithatë, ajo theksoi se aparati shtetëror ka reaguar ndaj padrejtësive specifike, duke iu referuar incidentit fillestar që shërbeu si shkëndijë e tubimeve:

“Protesta filloi me atë skenën që dikush u tërhoq zvarrë nga policia private, por edhe nga indiferenca e policisë. Pamë një dite më pas një shtet që reagoi duke hequr licensat e rojes private, zinxhirin komandues të policisë se Vlorës.”

Sa i përket projektit të debatuar turistik, deputetja theksoi domosdoshmërinë e bërjes publike të çdo detaji, duke evidentuar se ka një pjesë të komunitetit lokal që e mbështet këtë zhvillim.

“Ka dhe grupe që duan atë investim. Ka shumë njerëz në Vlorë që e duan atë investim, por duan transparencë dhe Qeveria duhet të jetë transparente,” përfundoi Luarasi.

Next Post
“Heqje e sanksioneve, zhbllokim asetesh dhe dëmshpërblime lufte”, Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA-në

"Heqje e sanksioneve, zhbllokim asetesh dhe dëmshpërblime lufte", Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA-në

Comments 1

  1. Anna Anna says:
    5 months ago

    O Iris!Me gjithë respektin që personalisht kam për Ty,dua të të them se qytetarët të zemëruar me G7 I vunë flakën institucioneve shtetërore!Pra zemërata spontane bëhet uragan nëqoftëse Ti personalisht si deputete dhe idhulli yt i Gangsterizmit qeveritar shqiptar Edi Rama nuk do ta dëgjojë zërin e popullit të varfër shqiptar …Dil nga guaska ku je futur…dhe aq lekë sa harxhon Ti për të rregulluar flokët për të vajtur në parlament,aq është pensioni i pensionistëve shqiptarë!Kujdes Iris…Ndihmo kauzën e drejtë të protestuesve dhe mos i merr me bllokimin e rrugës…se me atë merret ligji,Maliqi i policisë së shtetit…që drejtohet nga Kryemafiozi Edi Rama

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Blunami në SHBA dhe Zvërneci

November 5, 2026
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

FOTO/ Masakroi nënën për vdekje në Itali, ja kush është 21-vjeçari shqiptar i arrestuar! Fqinjët të tronditur nga ngjarja: Jemi pa fjalë, ishte gjithmonë…

November 5, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Nga hetimet për familjen e Trump, te shkarkimi i mundshëm! Ja hapat e mundshëm të demokratëve pas fitores së Kongresit dhe Senatit

November 5, 2026
Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë nis takimet zyrtare, Moreira de Sousa pritet nga Kryeministri Rama, diskutohet dhe integrimi i Shqipërisë

Pas Progres-Raportit pozitiv të Komisionit Europian për Shqipërinë, kryeministri Rama mban sot konferencën me ambasadoren e BE-së

November 5, 2026
Irani s’i ndal festimet për humbjen e zgjedhjeve nga republikanët në SHBA, protesta dhe djegie e portreteve të Trump, Vance dhe Netanyahut

Irani s’i ndal festimet për humbjen e zgjedhjeve nga republikanët në SHBA, protesta dhe djegie e portreteve të Trump, Vance dhe Netanyahut

November 5, 2026
EMRI/ Bastisi pesë biznese dhe banesa në seri, arrestohet “skifteri” 31-vjeçar në Kavajë, ja çfarë arriti që të vidhte!

EMRI/ Bastisi pesë biznese dhe banesa në seri, arrestohet “skifteri” 31-vjeçar në Kavajë, ja çfarë arriti që të vidhte!

November 5, 2026
Nga “non grata” në azilant politik! Rrugëtimi i ish-kryeprokurorit, që i ka borxh Shqipërisë 2 vite burg

Kërkoi nga arratia parashkrimin e dënimit me dy vite burg, GJKKO shtyn seancën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla! Ja kur do mbahet

November 5, 2026
Parlamenti francez rrëzon në unanimitet projektbuxhetin e vitit 2027 të qeverisë së Macron, 458 deputetë votuan kundër!

Parlamenti francez rrëzon në unanimitet projektbuxhetin e vitit 2027 të qeverisë së Macron, 458 deputetë votuan kundër!

November 5, 2026
Dyshohet i përfshirë në trafik armësh, arrestohet në “Rrugën e Elbasanit” 49-vjeçari me precedentë! I gjenden pistoletë, jelek antiplumb dhe…

Dyshohet i përfshirë në trafik armësh, arrestohet në “Rrugën e Elbasanit” 49-vjeçari me precedentë! I gjenden pistoletë, jelek antiplumb dhe…

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In