• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shullazi shtrohet me urgjencë në spitalin privat, sëmuret pasi e mbyllën në izolim

by Java News
28/08/2019 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emiljano Shullazi, prej gati 24 orësh ka dalë nga ambientet e burgut 313 në Tiranë, duke u shtruar në një spital privat në kryeqytet. Mësohet se Shullazi ka shfaqur probleme me shëndetin dhe një problem i tillë, çuditërisht i ka ardhur fill pas masave të forta që ndërmori drejtoria e Burgjeve për ndërprerjen e takimeve të shpeshta, që ai dhe shokët e tij në burg, bënin me persona të tjerë jashtë burgut. Për shkak të favorizimit të Shullazit, Drejtoria e Burgjeve shkarkoi nga detyra dhe bëri kallëzim penal në prokurori për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, ndaj drejtorit Maksim Hamiti.

Mësohet se Shullazi është shtruar në një spital privat, dhe transportimi i tij nga burgu 313 në ambjentet e spitalit privat është bërë në masa të forta sigurie. Ndryshe në ambientet e burgut, tashmë në spital Shullazi është më i lirë të takojë persona të ndryshëm. Kjo është hera e dytë që Emiljano Shullazi, lë qelinë dhe shtrohet në një spital privat, pasi gjatë kohës kur ndodhej në masë sigurime “arrest me burg” ai ju nënshtrua një operacioni në ambientet e një spitali privat.
Emiljano Shullazi u dënua nëntorin e kaluar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 14 vite burg pas 50 seancash gjyqësore. Ai u dënua për gjobëvënie dhe grup të strukturuar kriminal. Për akuzën e presionit dhe kanosjes ndaj dy rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule dhe atë të shkatërrimit të pronës, për vendosje tritoli biznesmenit Jani Zaka në Tiranë dhe Adriatik Kuçuku në Lushnjë, Shullazi u shpall i pafajshëm.

Takimet e grupit të “Shullazit” në burg

Nga verifikimet e kryera në periudhën korrik 2019 i paraburgosuri Emiljano Shullazi ka zhvilluar takime në palestrën e IEVP “Jordan Misja”

Më datë 1 korrik 2019 nga ora 12:08 deri në orën 13.30 me shtetasit Adrian Gjebeshi, Robert Përleka, Maksim Suçi, Skerdi Kamberaj -takim i kategorizuar i regjistruar si takime me familjar, në referencë të ligjit 41.

Më datën 5 korrik 2019 nga ora 11:50 deri në orën 13:04, Gilmand Dani i paraburgosur i akuzuar si pjesëtar i të njëjtit grup kriminal ka zhvilluar takime me shtetasit Përparim Kalemaj, Altin Kulla, Arnold Çiçaj, Fatjon Mahmutaj, takime këto që nuk figurojnë të regjistruara dhe janë rreptësisisht të ndaluara, pasi ky i paraburgosur akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal.

Më datë 8 korrik 2019 nga ora 11:40 deri në orën 14:05 Dani ka zhvilluar takime me Fabio Allushin, Iljaz Gega, Maksim Suçin, Urim Allushin, takime këto që janë regjistruar si takime me familjarë.

Ndërkohë në datën 9 korrik 2019 nga ora 13:10 deri në orën 14:21 Endri Zela i paraburgosur dhei akuzuar si pjesëtar i të njëjtit grup kriminal ka zhvilluar takime me shtetasin Glen Daja, Ilirjan

Mihali, Serger Milla dhe Kledi Vuçaj, takime këto që janë kategorizuar si takime me familjarë.

Gjithashtu në datën 10 korrik 2019 në orën 12:01 deri në orën 13:52 janë zhvilluar takime me avokatin Vladimir Meçi me të paraburgosurin Gilmando Dani dhe avokatin Denion Bogdani, takim i kategorizuar në rregjistër si takim me avokat, ndonëse më pas janë zhvilluar takime dhe me të paraburgosurit e tjerë.

Me datën 10 korrik 2019 nga ora 11:59 deri në orën 13.17. Gilmando Dani ka takuar Maksi Shalljanin dhe Përparim Kalemaj.

Më datën 13 korrik 2019 nga ora 11:37 deri në orën 12:52 Dani ka zhvilluar takim me avokatin Vladimir Meçe dhe avokatin e tij Denion Bogdani – takim i kategorizuar në rregjistër takim me avokatin.

Më datën 15 korrik 2019 nga ora 13:05 deri në orën 13:51 me të paraburgosurin Gilmand Dani ka zhvilluar takim Blendi Liçaj.

Më datën 16 korrik 2019 nga ora 13:27 deri në orën 14:15 me të paraburgosurin Endri Zela ka zhvilluar takim Altin Rrokaj, Egli Pashollari , Grisild Gjika dhe Klodjan Gjoka.

Më datë 18 korrik 2019 nga ora 11:58 deri në orën 12:15 me të paraburgosuri n Blerim Shullazi ka zhvilluar takim Xhemali Kulla dhe llir Shullazi.

Më datën 18 korrik 2019 nga ora 13:31 deri në orën 14:02. me të paraburgosurin Gilmand Dani ka zhvilluar takim Maksim Suçi, Orgest Dani dhe Allin Kulla.

Më datën 20 korrik 2019 nga ora 12:06 deri në orën 12:44, Gilmando Dani ka zhvilluar takim me Vladimir Meçi dhe Denion Bogdanin.

Më datë 22 korrik 2019 nga ora 13:27 deri në orën 13:39. me të paraburgosurin Gilmand Dani ka zhvilluar takim Blendi Sinani dhe Maksim Suçi.

Më datë 23 korrik 2019 nga ora 13:11 deri në orën 14:33 me të paraburgosurin Endri Zela ka zhvilluar takim Egli Pashollari, Ilirjan Mihali,Kledi Vucaj dhe Deni Gjoka.

Në të njëjtën datë nga ora 14:36 deri në orën 15:40 Dani ka zhvilluar takim me avokatin Vladimir Meçi dhe Denion Bogdani.

Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Indrit Zela, Indrit Qyqja dhe Blerim Shullazi janë dënuar nga gjykata e Krimeve të Rënda për gjobitjen e biznesmenit Ylvi Beqja.Tashmë ata janë në pritje të gjykimit nga gjykata e Apelit Tiranë.

Burgjet Shqiptare janë kthyer në hotele dhe jo burgje, ku të dënuarit që vuajnë dënimin e dhënë nga gjykata, kanë çdo mundësi takimi me familjarë dhe anëtarë të bandave ku shërbejnë. Asgjë nga jeta e përditshme nuk i mungon të dënuarve, madje në shumë raste ata përfitojnë dhe lirimin e parakohshëm pasi drejtuesit e burgjeve dhe juristët i llogarisin në mënyrë të “gabuar” ditët e vuajtjes së dënimit në qeli. Shumë krime që kryhen jashtë burgut,e kanë zanafillën pikërisht nga brenda mureve të qelive, aty ku jepet urdhri se kush duhet të vritet apo të “rripet” financiarisht,duke u shantazhuar dhe gjobitur me shuma të mëdha. Për të shtrënguar situatën në burgje qeveria shqiptare ka miratuar një ligj, tipik me ligjin Italian “41 bis”, me qëllim monitorimin e takimeve dhe sjelljen e personave që vuajnë dënimin. (Shqiptarja.com) l.m

Next Post
Thanë se kaloi pushimet në Greqi, kryebashkiaku i Përrenjasit sqaron të vërtetën: Isha në bregdetin shqiptar

Thanë se kaloi pushimet në Greqi, kryebashkiaku i Përrenjasit sqaron të vërtetën: Isha në bregdetin shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

January 4, 2026
Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

January 4, 2026
“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

January 4, 2026
Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

January 4, 2026
Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

January 4, 2026
Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

January 4, 2026
Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

January 4, 2026
Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

January 4, 2026
Përjashtimet në PD/ Hila: Alibeaj tregoi se si do të qeveriset fraksioni i Bashës!

Pse gëzon Tirana më shumë se Karakasi?

January 4, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Paqartësi për të ardhmen e Venezuelës, Rubio: SHBA do të vendosë karantinë ushtarake

January 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In