• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shullazi kërkon lirinë, avokatët: Vendimet në kundërshtim me ligjin

by Java News
22/05/2016 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokatët e tre perso ave të arrestuar, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi, i janë drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, ku kërkojnë lirimin e të mbrojturve prej tyre.

Avokatët pretendojnë ndër të tjera se, si vendimi i Shkallës së Parë, edhe ai i Apelit për Krimet e Rënda, janë dhënë në kundërshtim me ligjin, pasi për shtetasin Gilmando Dani urdhri i ndalimit ka dalë vetëm për dy vepra penale, ndërsa vendimi i gjykatës është dhënë për 6 vepra penale, duke iu shtuar gjatë kërkesës për caktimin e masës edhe 4 vepra të tjera.

Sipas avokatëve, një vendimmarrje e tillë nga ana e gjykatave është në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale. Gjithashtu, ndaj Gilmando Danit nuk ka asnjë dyshim të arsyeshëm, pasi atij nuk i është përmendur emri në asnjë rast për ndonjë episod ku është përfshirë dhe as nga deklaruesit nuk është përmendur. Këtij pretendimi të mbrojtjes, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda i dha përgjigje duke e arsyetuar se: Nisur nga dënimet e mëparshme që ka pasur bashkë Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani si dhe fakti që më datë 14.04.2016 Emiljano Shullazi, miku i tij Gilmando Dani si dhe disa djem të tjerë të lagjes, kanë drekuar së bashku te shtëpia e Emiljano Shullazit dhe kanë porositur te lokal C…..U. Pra këta persona veprojnë bashkë, pasi drekojnë bashkë si dhe janë dënuar më parë bashkë. Dhe del bashkëpunimi.

Veprat penale për të cilat akuzohet Blerim Shullazi, ‘Mbajtje e municioneve’ dhe ‘Kultivim i bimëve narkotike’ (pasi i janë gjetur 12 kubikë kanabis), nuk janë nën juridiksionin e Krimeve të Rënda. Sipas mbrojtjes, arrestimi i Emiljano Shullazit ndodhi fill pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha se Emiljano Shullazi ka kërcënuar rektorin e zgjedhur tashmë të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, dhe rektorin në detyrë, Dhori Kule.

“Veprimet e para hetimore dhe urdhrat e ndalimit u firmosën nga zv.drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hadërmataj, i cili është nga Tropoja, ku fill pas kësaj u emërua si drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Dosja më pas iu caktua dy prokurorëve të tjerë, që njëri është po nga Tropoja”, thotë mbrojtësi ligjor i të pandehurve.

Sipas avokatit Alban Qafa, masat në shkallën e parë te Krimet e Rënda ndaj klientëve të tij u gjykuan nga një gjyqtar po nga Tropoja, duke i bindur avokatët se procesi është nën trysninë e politikës. Sipas avokatëve, ndaj klientëve të tyre ka pasur vetëm informacione në rrugë operative dhe asnjë kallëzim apo deklarim nga persona të pretenduar mediatikisht nga organi i akuzës se iu ishte vënë gjobë nga Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani, dhe se ndaj tyre nuk duhej të caktohej asnjë masë, e madje as të niste procedimi penal. Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, në kohë dhe qytete të ndryshme, kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për dhënien e pasurisë në mënyrë të padrejtë biznesmenë të ndryshëm.

Next Post

Juventusi nuk e lejon Dybalan të luajë për Argjentinën në LO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In