• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Shullazi”/ Dëshmia e Çakos: Për kanosjen ndaj Konit më telefonoi Ministrja Nikolla, emrin e kanosësit ma dha Kule

by Java News
10/10/2017 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Në mesin e personazhet VIP që dëshmuan në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe miqve të tij, ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Kryepolici i tha gjykatës se për kërcënimin e kandidatit për rektor u informua nga dikastere të tjera dhe jo nga strukturat e policisë.

Ai theksoi se profesor Dhori Kule kishte akuzuar Emiljano Shullazin si një nga kërcënuesit e tij.
“Në prill të 2016, datën s’e mbaj me saktësi, më telefonoi ministrja e Arsimit dhe me informoi për kërcënimin e profesorëve. U takuam në një ambient afër gjykatës Kushtetuese. Në takim ishte edhe Dhori Kule. U diskutua për një kanosje që i ishte bërë Mynyr Konit. Kule na informoi se kanosja ishte bërë nga disa persona, mes të cilëve ishte dhe Shullazi”, tha kryepolici në Gjykatë.

Çako foli më tej për masat e marra lidhur me ngjarjen.
“Pasi u njoha me ngjarjen, kam thirrur drejtorin e Policisë së Tiranës Ervin Hodaj dhe Ardian Çipën. Të gjithë kemi shkuar në zyrën e Ministritë të Brendshëm Saimir Tahiri tek Garda e Republikës. Kam lënë porositë për ngjarjen. Lashë detyrë të merrej kontakt me Mynyr Konin për marrjen e kallëzimit”, deklaroi Çako.

Kryepolici shtoi se nuk ka dijeni për emrat e kërcënuesve, pasi me detajet janë marrë oficerët e policisë.

Emiljano Shullazi e pyeti Çakon se nga kush u identifikua ai si një nga autorët e kërcënimit. Ja përgjigjja e drejtorit të policisë:
“Dhori Kule gjatë bisedës tha se njeri nga personat që e kishin kërcënuar ishte Emiljano Shullazi”.

Kërcënimi sipas kreut të uniformave blu ishte përmes kontaktit fizik dhe qëllimi ishte detyrimi i Mynyr Konit për tu tërhequr nga gara për rektor. Pas rrëfimit të kryepolicit, profesor Dhori Kule, që ishte i pranishëm në ambientet e gjykatës, njoftoi se për arsye shëndetësore nuk mund të qëndronte. Për të justifikuar largimin, kishte paraqitur një raport mjekësor.

Ish-dekani Shezai Rrokaj, aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë deklaroi Dhori Kule e kishte telefonuar duke i kërkuar takim, për shkak se i kishte ndodhur një ngjarje, që e përshkroi të “papëlqyeshme”. Ai u shpreh se profesori i rrëfeu që disa persona i kishin kërkuar të mos mbështeste kandidaturën e Mynyr Konit për rektor, ndryshe do të kishte probleme. Rrokaj tha se miku i tij nuk i kishte thënë asnjë emër të kërcënuesve.

Majlinda Keta, sqaroi para gjykatës se komisioni i menaxhimit të zgjedhjeve për rektor në Univesitet, unanimisht refuzoi kërkesën për dorëheqje të kandidatit Mynyr Koni, pasi ishte paraqitur jo sipas kritereve ligjore.

Klodeta Dibra, rivalja e Konit në garë tha se me profesorin ka pasur marrëdhënie të mira, por për kërcënimin është informuar nga media.(GSH)

ma.me

Next Post
FOTOT/ Çudira shqiptare, shtëpi në buzë të lumit; Bashkia e Tiranës prish ndërtimet pa leje

FOTOT/ Çudira shqiptare, shtëpi në buzë të lumit; Bashkia e Tiranës prish ndërtimet pa leje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com