• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shuhet themeluesi i PD, Basha: Na la një thesar që duhet ta ruajmë

by A R
04/08/2019 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndahet nga jeta themeluesi i Partisë Demokratike të Beratit, Fehmi Telegrafi. Kryedemokrati, Lulzim Basha, me anë të një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale, ka përcjellë ngushëllimet për familjen.

Duke vlerësuar figurën e tij, Basha thotë se mësuesi, intelektuali, patrioti dhe demokrati beratas Fehmi Telegrafi e përjetësoi emrin e vet në historinë e Partisë Demokratike.

“Mësova me hidhërim për largimin prej nesh të Fehmi Telegrafit, kryetarit të Komisionit Nismëtar për themelimin e Partisë Demokratike në Berat, në ditët e para të janarit të 1991-it. Në një ditë të vështirë për demokracinë shqiptare, mësuesi, intelektuali, patrioti dhe demokrati beratas Fehmi Telegrafi e përjetësoi emrin e vet në historinë e Partisë Demokratike.

Ai së bashku me një grup intelektualësh dhe qytetarësh beratas, mori pjesë aktive në organizimin e mitingut të parë të Partisë Demokratike më 9 Janar 1991 në Berat. Zyra e tij si trajner i sportit të peshëngritjes tek “Poligoni” u bë pikëtakimi për grupin organizator që do të merrej me mitingun e parë të PD në Berat, një miting madhështor e mbresëlënës që beratasit e kujtojnë sot e kësaj dite”, shkruan Basha.

Më tej kryedemokrati shton se, “Komisioni nismëtar i krijimit të degës së Partisë Demokratike në Berat, i përbërë prej 26 vetësh, e zgjodhi Fehmi Telegrafin kryetar, pavarësisht se në komision merrnin pjesë intelektualë të klasit të parë si i paharruari Simon Vrusho, Bardhyl Sheme, Dhimitër Papa, Nuri Ibro, Piro Leka, Agron Musaraj, Pëllumb Nako apo Ylli Kapllani. Këta guximtarë drejtuan Partinë Demokratike të Beratit në zgjedhjet e 31 marsit 1991 dhe korrën sukses në një zonë të vështirë, kur mund të themi me plot gojën se regjimi diktatorial ishte ende i forte”.

Sipas Bashës, Partia Demokratike ka fatin e madh të gëzojë një histori kaq të lavdishme e të kujtojë protagonistë të tillë si Fehmi Telegrafi. “Pinjoll i nje familjeje qytetare, profesor Fehmiu ishte intelektuali, atdhetari i kulluar dhe trajneri i shkëlqyer i peshëngritjes beratase, trajner i shumë prej ikonave të peshëngritjes së Klubit Sportiv të Tomorit, që korrën sukses në rang kombëtar e ndërkombëtar.

Triumfi i Fehmi Telegrafit dhe miqve të tij, themelues të PD në Berat, është një trashëgimi frymëzuese për përballjen me sfidat e sotme. Në Berat e në të gjithë Shqipërinë, Partia Demokratike e ka pasuri këtë histori frymëzuese, këtë fibër qëndrese dhe mospranimi të së keqes.

Në Berat e në të gjithë Shqipërinë, nuk do ta lëmë të keqen të triumfojë, sepse Partia Demokratike është trashëgimtare historike e qëndresës që pesha të rënda si Fehmi Telegrafi bënë në ditët e vështira të 1991-it. Qëndresa e sotme ndaj të keqes është nderim për kujtimin e Fehmi Telegrafit. I përjetshëm do të jetë emri i profesor Fehmi Telegrafit në historikun e Partisë Demokratike të Shqipërisë”.

/a.r

Next Post
“Teatri duhet t’i ngacmojë spektatorët në zemër”, Rama citon Reshat Arbanën

"Teatri duhet t'i ngacmojë spektatorët në zemër", Rama citon Reshat Arbanën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në kërkim prej nëntorit, Ylli Zallës i zbulohen sërish armë! Dyshohet se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

Eksploziv në banesën e Ylli Zallës, gruaja lajmëroi Policinë nga Italia! Dyshimet se e ka vendosur vetë ai

August 16, 2026
Dron i paidentifikuar pranë kufirit me Moldavinë, ndërhyjnë avionët e NATO-s

Dron i paidentifikuar pranë kufirit me Moldavinë, ndërhyjnë avionët e NATO-s

August 16, 2026
“I gjithë kati ishte në flakë”/ Zjarrfikësi rrëfen tmerrin në hotelin e Vlorës: Pushuesit nuk dilnin dot nga shkallët

“I gjithë kati ishte në flakë”/ Zjarrfikësi rrëfen tmerrin në hotelin e Vlorës: Pushuesit nuk dilnin dot nga shkallët

August 16, 2026
Zjarr në një agroturizëm në Finiq! Flakët përfshijnë restorantin, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një agroturizëm në Finiq! Flakët përfshijnë restorantin, dëme të konsiderueshme

August 16, 2026
Rikthehet aleanca Trump-Musk/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

Rikthehet aleanca Trump-Musk/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

August 16, 2026
Është e habitshme sa elastik bëhet kuptimi i ligjit, kur shkelja nuk na prek personalisht

“Ku ishin pyetjet për Veliajn?”/ Kritika nga Holanda: Europa reagoi për İmamoğlu, por heshti për kryebashkiakun e Tiranës

August 16, 2026
Dhunë ndaj shefit të Krimeve në Sarandë! Mateo Bakalli përfundon në spital, u godit me grusht

Dhunë ndaj shefit të Krimeve në Sarandë! Mateo Bakalli përfundon në spital, u godit me grusht

August 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Një “Qendër” për Shqipërinë

August 16, 2026
Burri që i është bërë barrë PD-së, peliçet e Gridës dhe dosja e Joridës

Arbitrazhi për Vlorën/ Shejtanët vallëzojnë gjithmonë jashtë shishes

August 16, 2026
Zjarri në hotelin e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë zbulon gjendjen e të plagosurve: Një paciente në gjendje të rënduar nga djegiet

Zjarri në hotelin e Vlorës, Ministria e Shëndetësisë zbulon gjendjen e të plagosurve: Një paciente në gjendje të rënduar nga djegiet

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com