• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shuhet në moshën 71-vjeçare Moikom Zeqo/ Studiuesi dhe shkrimtari i njohur humb betejën me sëmundjen e rëndë

by Java News
15/06/2020 07:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shuhet në moshën 71-vjeçare studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur, Moikom Zeqo. Ai ka ndërruar jetë sot në mëngjes, duke humbur kështu betejën me sëmundjen e rëndë, nga e cila vuante prek disa vitesh.

Studiuesi i njohur vuante prej shumë vitesh nga leuçemia akute, të cilës nuk i bëri dot ballë.

Por, kush ishte Moikom Zeqo?

Moikom Zeqo lindi më 3 qershor 1949 në qytetin e Durrësit. Familja e tij është me origjinë nga Libohova, ku ai mbaroi edhe arsimin fillor. Më 1967 nisi të ndiqte Fakultetin Histori Filologji, dhe u diplomua në Universitetin e Tiranës më 1971 në degën gjuhë-letërsi. Në vitet 1971-1974 punoi si gazetar dhe redaktor letrar i gazetës “Drita”. Më 1974-76 punoi si mësues në Rrogozhinë.

Më pas, në vitet 1979-1987 qe punonjës shkencor pranë Muzeut Arkeologjik të Durrësit. Më 1987-1990 punoi si specialist në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë. Në qershor të 1991 qe pjesë e grupit organizator të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës. Më 31 janar-10 maj 1991 u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe po atë vit iu dha portofoli i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më 1991 dhe 1992 kandidat për deputet, kur dhe u zgjodh dhe shërbeu deri më 1996 si deputet i PS-së.

Më 1997-2005, Moikom Zeqo ka qenë drejtor i Muzeut Kombëtar.

Zeqo autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, sërbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht si dhe në gjuhën tonë.

Ai është autor i tre ekspozitave vetiake në pikturë. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj.

Moikom Zeqo është sot një nga personalitetet e njohura të kulturës sonë kombëtare. Veprat e tij dallohen për një stil lakonik, të ngjeshur dhe eruditë dhe mbahet si pionier i postmodernizmit në letrat shqipe.

Ai mban Urdhërin “Mjeshtër i Madh” dhe “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Moikom Zeqo është edhe Doktor i Shkencave.

Moikom Zeqo ka qene nje bashkepunetor i vjeter dhe i vyer i revistave Mapo e Java, si dhe i portalit Javanews.al. Redaksia jone i shpreh familjes se te ndjerit Moikom ngushellimet e saj me te sinqerta, per humbjen e madhe te familjarit, studiuesit, publicistit e njeriut te rralle Moikom Zeqo.

Javanews.al

Next Post
VIDEO/ Dalin pamjet nga ekzekutimi i dy biznesmenëve në Laç, autori qëllon me breshëri, shokët i shpëtuan jetën…

VIDEO/ Dalin pamjet nga ekzekutimi i dy biznesmenëve në Laç, autori qëllon me breshëri, shokët i shpëtuan jetën…

Comments 3

  1. Baca says:
    6 years ago

    Iku nje njeri e intelektual i madh! Ngushellime familjes!

    Reply
  2. Lasgushi says:
    6 years ago

    Iku dhe nje shqiptar,punetor me vullnet.Ngushellime

    Reply
  3. Lili says:
    6 years ago

    I qofte dheu i lehte te Murit Moikom.

    Reply

Leave a Reply to Lasgushi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raste me virusin Nipah në Indi, vendet aziatike forcojnë kontrollet në aeroporte

Raste me virusin Nipah në Indi, vendet aziatike forcojnë kontrollet në aeroporte

January 28, 2026
Korreshi ironi te “Ligjet”: Lushnja 4 orë pa drita, më mori plaka në telefon se kishte ftohtë, ngrohej me një bidon me ujë! Doni të hyni në BE me çizme me baltë

Korreshi ironi te “Ligjet”: Lushnja 4 orë pa drita, më mori plaka në telefon se kishte ftohtë, ngrohej me një bidon me ujë! Doni të hyni në BE me çizme me baltë

January 28, 2026
Gati memorandumi me Indonezinë/ Qeveria shqiptare “me sytë” për punëtorë nga vendi aziatik

Gati memorandumi me Indonezinë/ Qeveria shqiptare “me sytë” për punëtorë nga vendi aziatik

January 28, 2026
Ismail Kadare sot nuk ka nevojë për lavde të rastit. Ai ka nevojë për lexim, rilexim dhe kuptim

Ismail Kadare sot nuk ka nevojë për lavde të rastit. Ai ka nevojë për lexim, rilexim dhe kuptim

January 28, 2026
VIDEO-Aksidenti tragjik me 7 viktima në Rumani, në furgonin me tifozë të PAOK ndodheshin edhe dy shqiptarë

Telefonata prekëse e shqiptarit që i mbijetoi aksidentit në Rumani: Nuk e di si jam gjallë

January 28, 2026
Zbulohet letra e Kadaresë për Presidentin Bush në 1991: Një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër shqiptarëve në Kosovë, shpresoj se…

Zbulohet letra e Kadaresë për Presidentin Bush në 1991: Një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër shqiptarëve në Kosovë, shpresoj se…

January 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 29 janar 2026

January 28, 2026
VanHorn takohet me deputetët e rinj të PS e PD, ambasada: Forcojmë bashkëpunimin mbi prioritetet e përbashkëta

VanHorn takohet me deputetët e rinj të PS e PD, ambasada: Forcojmë bashkëpunimin mbi prioritetet e përbashkëta

January 28, 2026
Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen! Mund të parandalohej, Fatos Nano nuk donte të ndodhte…

Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen! Mund të parandalohej, Fatos Nano nuk donte të ndodhte…

January 28, 2026
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Jo 33% banorë më pak më 2023, krahasuar me vitin 1990

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In