• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shuhet në moshën 64­-vjeçare aktori i njohur Marko Bitraku

by Java News
08/10/2015 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërron jetë në moshën 64­-vjeçare aktori i njohur korçar, Marko Bitraku, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai ka luajtur shumë role në tetar dhe kinema, teksa i fundit ishte në filmin “Kronikë Provinciale” në vitin 2009.

Përcjellja për në banesën e fundit, nesër në orën 14:00.

Jetëshkrimi:

Marko Bitraku është një aktor i mirënjohur shqiptar. Marko Bitraku ka lindur në 15 Janar të vitit 1951 Lavdar të Oparit të rrethit të Korçës.

Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1974 fillon punën si aktor profesionist në Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës. Në skenën e këtij teatri do të interpretojë me dhjetëra role të cilat do ta bëjnë të njohur për publikun artdashës.

Këtu mund të përmendim interpretimet e tij në rolin e Bomarshesë në komedinë “Berberi i Seviljes” e Bomarshesë apo rolin e Hajnit në dramën “Franku i V­të” i Dyrrenmat. Roli i tij më i fundit do të jetë ai i Jovan Bregut në komedinë “Jovan Bregu, refugjat” e Adelina Balashit.

Më vitin 2008 ai do të realizojë edhe regjinë e monodramës “Velloja e bardhë” e Odise Plakut. Në kinematografi ka interpretuar më se 13 role. Roli i tij i parë do të jetë në filmin televiziv “Flamur në dallgë” në vitin 1977.

Më tej do të vazhdonin role të tjera si ai Komandantit të Xhandarëve në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Selmanit në filmin “Asgjë nuk harrohet” në vitin 1985, rolin e Rushkës në filmin “Njerëz në rrymë”, rolin e Samiut në filmin “I dashur armik” në vitin 2004 etj.

Next Post

Rita Ora bën tifo për Shqipërinë nga Amerika (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com