• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shuhet ëndrra e Bashës për një tjetër 21 janar, viktimë vetëm kërpudha e kuqe

by Carlo Bollino
16/02/2019 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino/

Kur Berisha e Basha kanë planifikuar javët e kaluara protestën e 16 shkurtit, e cila, sikurse u zbulua sot, parashikonte edhe sulmin kundër godinës së Kryeministrisë, sigurisht kishin ndërmend fjalët që vetë Berisha shumë herë i ka përsëritur për të justifikuar 4 të vrarët dhe 36 te plagosur e 21 Janarit. “Garda bëri detyrën që i takon në bazë të ligjit, shikoni ligjin. Ata ishin brenda rregullores”. Domethënë, sipas Berishës, rregullorja e Gardës parashikon mundësinë e hapjes së zjarrit nëse përpiqen të pushtojnë godinën e Kryeministrisë, në atë pikë, sa vetë Berisha deklaroi në televizion: “Në mos Garda, mund të ishte dhe gishti i Sali Berishës” që do të hapte zjarr.

Pra, t’i urdhërosh militantët e tyre që të sulmojnë Kryeministrinë, siç ndodhi sot, zbulon atë, që në projektet e Berishës dhe Bashës ishte parashikuar edhe mundësia që Garda të zbatonte “rregulloren” e saj dhe të hapte zjarr si më 21 Janar mbi protestuesit e opozitës. Një tragjedi e atyre përmasave do t’i kishte shërbyer Partisë Demokratike dhe LSI-së, jo vetëm për të justifikuar një përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës, por edhe për “të barazuar” llogarinë politike me 21 Janarin dhe për të konfirmuar se me të vërtetë Garda ka të drejtën të qëllojë kur është fjala për të mbrojtur institucionet.

Por plani djallëzor dështoi. Për fat të mirë, Policia nuk hapi zjarr, protestuesit u larguan të paprekur nga sulmi mbi selinë e qeverisë (po ashtu si dhe kalimtarët në bulevard) dhe Garda tregoi me fakte se rregullorja për të hapur zjarr mbi demonstruesit e opozitës që proteston, sikurse përsëritin prej 7 vitesh Berisha dhe Basha, thjesht nuk ekziston. Viktima e vetme e protestës ishte kërpudha e kuqe, që një artist i huaj ia kishte dhuruar Tiranës dhe që tërbimi i opozitës e bëri copë-copë.

Fantazmat e 21 Janarit duhet të vazhdojnë të përndjekin doktorin dhe krahun e tij të djathtë. Ndërkohë që ndaj tyre rrezikon të hapet një tjetër kapitull i zi në marrëdhëniet ndërkombëtare, pasi nga 14 shtatori 1998 nuk ishte parë një deklaratë unanime që të dënonte dhunën e ushtruar nga opozita, si ajo e shpërndarë sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe OSBE. Atëhere Berishës iu deshën shtatë vjet para se të dilte nga gremina, në të cilën e zhyti projekti i tij i dështuar i grushtit të shtetit. Do ta shohim javët e ardhshme fatin që e pret Lulzim Bashën.

Next Post
Treni më i shpejtë në botë s’ia del në udhëtimin e parë

Treni më i shpejtë në botë s’ia del në udhëtimin e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi shtim të buxhetit për arsimin”- Kumbaro: Rriten bursat për studentët në nevojë, mbështetja shtrihet edhe në Master

November 3, 2026
Presidentja e Maqedonisë së Veriut kundërshton kërkesat e Bullgarisë për ndryshime kushtetuese

Presidentja e Maqedonisë së Veriut kundërshton kërkesat e Bullgarisë për ndryshime kushtetuese

November 3, 2026
Hoxha takohet me Krichbaum në Berlin: Gjermania, partner kyç në udhëtimin evropian të Shqipërisë!

Hoxha takohet me Krichbaum në Berlin: Gjermania, partner kyç në udhëtimin evropian të Shqipërisë!

November 3, 2026
Flamingot mbi liqenin e Pogradecit, pamjet e rralla nga juglindja!

Flamingot mbi liqenin e Pogradecit, pamjet e rralla nga juglindja!

November 3, 2026
Britania dhe BE bien dakord për të hequr kontrollet e Brexit-it mbi ushqimet dhe produktet shtazore

Britania dhe BE bien dakord për të hequr kontrollet e Brexit-it mbi ushqimet dhe produktet shtazore

November 3, 2026
Sulmi masiv kibernetik, “shkrijnë” edhe frigoriferët e Athinës, preken shumë supermarkete në Greqi!

Sulmi masiv kibernetik, “shkrijnë” edhe frigoriferët e Athinës, preken shumë supermarkete në Greqi!

November 3, 2026
DETAJET/ Para grabitjes, autori i drejtoi armën rojës private, mbante doreza! Zbulohet dinamika, ja si ndodhi vjedhja e bankës, dy dëshmitarët…

Grabitja e bankës te “Komuna e Parisit”, zbulohet shuma që u vodh nga autori, iu deshën vetëm 3 minuta!

November 3, 2026
“Me BE nuk i dihet asnjëherë, Shqipëria po bën detyrat e saj”- Rama nga Brukseli: Në Serbi nuk ndryshon ‘muzika’ për Kosovën!

“Me BE nuk i dihet asnjëherë, Shqipëria po bën detyrat e saj”- Rama nga Brukseli: Në Serbi nuk ndryshon ‘muzika’ për Kosovën!

November 3, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në Apelin e GJKKO-së, por ish-drejtuesja e SHISH-it refuzon të marrë pjesë në seancë!

November 3, 2026
Dritë “jeshile” për Malin e Zi, mund të nënshkruajë marrëveshjen e anëtarësimit në BE në qershor 2027!

Dritë “jeshile” për Malin e Zi, mund të nënshkruajë marrëveshjen e anëtarësimit në BE në qershor 2027!

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In