Ndërron jetë aktori i njohur turk Tarik Unlouglu.
Aktori i njohur edhe për shqiptarët, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje të rëndë.
Tarik Unlouglu vuante prej kohësh nga sëmundja e rëndë në mushkëri dhe po kurohej në spital.
Tarik u bë i njohur në vendin tonë, falë rolit si Unal Kaplan në serialin “Familja e madhe”.
Madje edhe gjatë kohës që luante në këtë serial, ai ishte i sëmurë dhe më pas vendosi që të largohej.
Gjithashtu Unlouglu njihet nga publiku shqiptar edhe nga seriali i famshëm, “Lugina e ujqërve”.
Kolegët e tij dhe fansat kanë shprehur pikëllim për humbjen e aktorit.