• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shuhen shpresat e azilkërkuesve

by
18/08/2015 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Statistikat evropiane tregojnë se Gjermania është vend shumë i ndryshëm nga vendet tjera evropiane.

Për shembull Italia, vitin e kaluar ka pranuar gjysmën e kërkesave për azil që kanë ardhur nga shqiptarët (70 nga 140 aplikantë).

Franca ka pranuar 9.5 për qind të 5840 personave nga Shqipëria që kishin fituar azil.

Në Britani 17.8 për qind. Luksemburgu, Hungaria, Finlanda dhe Holanda nuk kanë pranuar asnjë azilkërkues.

Zvicra, e cila është e njohur për referendumet kufizuese, ka pranuar 11.7 për qind të kërkesave të shqiptarëve, të cilët kërkuan statusin e azilit, 37 për qind të serbëve dhe 41 për qind të kosovarëve, raporton «Der Tagesspiegel», përcjell albinfo.ch.

Politikani i Partisë së Gjelbër në Gjermani, Volker Beck, mendon se sidomos komuniteti i romëve ka më shumë arsye për t’u larguar.

Në Serbi, sipas të gjelbërve gjermanë, jetojnë pa letra shumë romë nga Kosova.

Ndër vendet e origjinës me më së shumti kërkesa për azil në Gjermani janë pesë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të paktën kështu thonë statistikat për gjysmën e parë të 2015-ës. Siria figuron në krye të listës, me 34.428 kërkesa për azil. Por, tashmë në vendin e dytë figuron me 31.400 këkesa për azil Kosova, e ndjekur nga Shqipëria (22.209 këkesa) dhe Serbia (15.822). Kjo pasohet nga Iraku, Afganistani, Maqedonia, Bosnjë e Hercegovina, Eritreja dhe Nigeria.

Shkalla e pranimit për refugjatë nga vendet e Ballkanit Perëndimor është shumë e ulët në Gjermani, në mënyrë të konsiderueshme më e ulët se mesatarja e BE-së, shkruan „Der Tagesspiegel”.

Next Post

Sa të gjatë janë VIP-at e Hollywoodit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com