Deri në fund të vitit, 29 radiostacione do të mbesin pa licencë, pasi nuk kanë shprehur interesim për zgjatjen e licencës, raporton KTV.
Vështirësitë financiare janë kryesisht arsyeja që qojnë në mbylljen e radiove, derisa kërkohet ndihma e institucioneve që numri i radiove të mos zvogëlohet edhe më tej.
Mbetet një prej radiove më të dëgjuara në vend, por edhe me një audiencë ndërkombëtare që e dëgjon në internet. Urban FM ka mbushur 16 vjet, një jetëgjatësi që nuk e kishte pritur as themeluesi, Arientin Abdyli, por sikur radiot në mbarë botën, funksionimi është vështirësuar skajshmërisht, si rezultat i obligimeve financiare të papërballueshme.
Kryetar i KPM-së, Adnan Merovci shpreh keqardhjen që një numër i madh radiosh, kryesisht lokale, do të mbesin pa licencë, shkaku që nuk mund t’i përballojnë obligimet financiare. (b.an)