• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shuhen 163 vatra zjarri në vend, Peleshi: Strategjia që do të përdorim në Llogara

by A R
06/08/2021 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

163 vatra zjarri janë shuar nga forcat e ushtrisë, zjarrfikësit dhe emergjencave civile. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, foli për gazetarët këtë të premte ku tha se vatra më serioze në veri është ajo e Kukësit, por po punohet me forca të kombinuara nga toka dhe ajri. Pjesa tjetër e vatrave në veri është nën kontroll.

“Vatra më serioze është ajo e Kukësit, ku kemi punuar dhe po punojmë kombinuar nga toka dhe nga ajri. Nuk rrezikon banesa. Është në kontroll, por nga ç’ka në zonën e veriut është më seriozja. Në luginën e Valbonës kemi një vatër zjarri që është nën kontroll. Edhe në vatrat e tjera i kemi nën kontroll dhe nuk rrezikojnë banesa”, tha Peleshi.

Ndërkohë vatra më e rrezikshme vijon të jetë ajo në Karaburun. Ko për shkak se zjarri kërcënon një nga mushkëritë më të rëndësishme të Shqipërisë. Peleshi tha se strategjia është që deri nesër të mbahen vatrat siç janë mbajtur këto ditë deri në futjen në përdorim të helikopterëve që do të vijnë në ndihmë nga Holanda. Me ardhjen e tyre, ai u shpreh se do të ketë lajme të mira shumë shpejt për vënien nën kontrollin e plotë të flakëve.

“Jemi në vatrën më të rrezikshme. Por kam një lajm të mirë, jo përfundimtar. Këtu në Llogara në frontin e parkut të Llogarasë, ku zjarri kërcënon një nga mushkëritë më të rëndësishme të Shqipërisë, shumë trupa kanë punuar atje, shumë dedikim, shumë prej tyre më kanë prekur me sakrificën që bëjnë, deri tek një personazh, të cilin e veçoj, ky është prefekti i Vlorës, është një njeri i rrallë, është hero që nuk i takojmë çdo ditë. Dje e ka kaluar natën në majën e Karaburunit së bashku me forcat e ushtrisë. Ka sakrifikuar, ka kaluar natën në 1300 metra lartësi duke luftuar me flakët së bashku me efektivët. E falenderoj publikisht. Në Llogara strategjia është ta mbajmë siç e kemi mbajtur këto ditë, deri nesër ku është planifikuar fluturimi i dy helikopterëve të fuqishëm. Ata kanë një kapacitet shumë më të madh. Besoj se sapo të futen në funksionim do të kemi lajme të mira. Kemi shumë optimizëm sot, shumë më tepër se sa dje në të njëjtën orë. Kemi njerëzit tanë më të mirë, aty”, tha Peleshi.

Në Gjirokastër po punohet për të eliminuar plotësisht vatrat dhe për të shmangur rindezjen e tyre. Situatë serioze paraqitet në Mashkullorë, ku Peleshi i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të mos mendohet dy herë për evakuimin e qytetarëve nëse janë në rrezik.

Ministri tha se duhet të ndëshkohen “pa mëshirë” të gjithë ata që vejnë zjarret me qëllim. Në shumë raste këta persona janë të identifikuar.

/a.r

Next Post
VIDEO / Pipero në spotin e PS, i përgjigjet opozitës: Politika juaj dëmton procesin jetik të vaksinimit

Thirrja e Piperos: Kujdes, ngatërrohen virozat me variantin Delta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dasma luksoze në Bahamas dhe paratë ruse, Trump ‘thyen’ heshtjen për të birin

Dasma luksoze në Bahamas dhe paratë ruse, Trump ‘thyen’ heshtjen për të birin

September 21, 2026
Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

September 21, 2026
Haradinaj përkujton Ahmet Krasniqin që u vra në Tiranë: Ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan

Haradinaj përkujton Ahmet Krasniqin që u vra në Tiranë: Ideali i tij për ushtri të rregullt u jetësuan

September 21, 2026
650 familje ende në pritje të banesave, Koçiu dhe Demo apel për përshpejtimin e rindërtimit

650 familje ende në pritje të banesave, Koçiu dhe Demo apel për përshpejtimin e rindërtimit

September 21, 2026
Qytetet majtas, fshatrat djathtas! Çfarë fshihet pas rezultatit që tronditi politikën gjermane

Qytetet majtas, fshatrat djathtas! Çfarë fshihet pas rezultatit që tronditi politikën gjermane

September 21, 2026
“UÇK, UÇK”/ Studentët e Prishtinës në këmbë kundër vendimit të Hagës: Falë asaj lufte, sot jetojmë në liri

“UÇK, UÇK”/ Studentët e Prishtinës në këmbë kundër vendimit të Hagës: Falë asaj lufte, sot jetojmë në liri

September 21, 2026
EMRAT / Sherr me thika në Pogradec! Një person përfundon në spital, kapet i dyshuari

EMRAT / Sherr me thika në Pogradec! Një person përfundon në spital, kapet i dyshuari

September 21, 2026
Situate emergjente në Fushë-Krujë / Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve vijon aktiv, tymi mbulon zonën deri në Kamëz e Mamurras

Situate emergjente në Fushë-Krujë / Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve vijon aktiv, tymi mbulon zonën deri në Kamëz e Mamurras

September 21, 2026
“Travel Noir”: Shqipëria kryeson parashikimet për destinacionet turistike në 2027-ën

“Travel Noir”: Shqipëria kryeson parashikimet për destinacionet turistike në 2027-ën

September 21, 2026
Si po përgatitet PDK-ja si alternativë qeverisëse përballë Albin Kurtit?!

PDK dorëzon në Kuvend projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com