• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shuhen 163 vatra zjarri në vend/ MM: Flakët në Karaburun nën kontroll, si paraqitet situata në vend

by
06/08/2021 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 11 ditët në betejë me vatrat e zjarrit janë shuar të paktën 163 të tilla. Lajmin e bën të ditur Ministria e Mbrojtjes ndërsa publikon bilancin e këtyre ditëve.

NJOFTIMI

163 vatra zjarri janë shuar në të gjithë territorin e vendit, në një periudhë 11 ditore. Agjencia e Mbrojtjes Civile ka bërë një bilanc të punës së kryer nga efektivët e Forcave të Armatosura, të cilët kanë shkuar në ndihmë të autoriteteve të pushtetit vendor, kur është kërkuar ndërhyrja e tyre.

Zjarret e rëna në bashkinë Fier më datë 28.07.2021, në fshatin Kreshpan,Cakran dhe në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fier janë shuar 3 ditë pas operacioneve pa pasur dëme në njerëz dhe banesa.

Për 11 ditë është punuar nga toka dhe nga ajri në vatrën e zjarrit në Gadishullin e Karaburunit. Kjo vatër është e izoluar në pjesën më të madhe të tij.

U shua në një kohë rekord zjarri i rënë më datë 30.07.2021, në vendin e quajtur “Qafa e Hartës” në Ksamil, bashkia Sarandë, duke shmangur me sukses rrezikun që paraqitej për banesat aty pranë.

Zjarri i rënë në Himarë, Livadhë u shua në kohë të shpejtë, duke mos i lënë flakët të kalojnë në zonën ku pushonin turistët.

U realizua me sukses mbajtja jashtë rrezikut e banesave dhe e banorëve nga zjarri që ra në fshatin Kutal, bashkia Përmet.

Zjarret e rëna në fshatrat: Qestorat, Dhoksat, A.Lengo, A.Zeneli, Krinë, Tranoshisht, Saraqinisht, në bashkinë Gjirokastër u shuan përfundimisht, duke shpëtuar në kohë banorët dhe banesat, por fatkeqësisht vetëm me një humbje jete dhe një të lënduar.

Janë shuar totalisht edhe zjarret ne fshatrat Gjorm dhe Gumenicë, në Qarkun Gjirokastër. Këto vatra u shfaqën në mënyrë të menjëhershme dhe me drejtim të pakontrolluar si pasojë e erërave të forta. U arrit të mbrohej jeta e banorëve që ishin të rrethuar nga flakët.

Zjarri i rënë në bashkinë Kurbin me datë 01.08.2021, në njësinë administrative Mamurras, në një sipërfaqe me pyll pishe dhe lis u shua ne kohë duke shmangur rrezikun e banesave aty pranë.

Zjarri i rënë në bashkinë Vorë, zona e Gërdecit, u menaxhua në kohë duke shmangur rrezikun e banesave qe ishin shume pranë vatrave.

Edhe flakët në qytetin Fushë Arrëz, u menaxhuan pa kaluar tek banesat aty pranë.

Është shuar tërësisht edhe vatra e zjarrit në Kalis të Kukësit, i cili rrezikoi edhe banesat e zonës.

/b.h

Next Post
Vodafone i përgjigjet emergjencës së krijuar nga zjarret në Shqipëri, komunikim falas për zjarrfikësit dhe banorët e zonave të prekura

Vodafone i përgjigjet emergjencës së krijuar nga zjarret në Shqipëri, komunikim falas për zjarrfikësit dhe banorët e zonave të prekura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO në alarm, Evropa trembet nga hakmarrja e Trump pas zgjedhjeve të nesërme! Ja çfarë mund të ndodhë

NATO në alarm, Evropa trembet nga hakmarrja e Trump pas zgjedhjeve të nesërme! Ja çfarë mund të ndodhë

November 2, 2026
Lindsay Clancy kthehet në gjykatë, kërkon të rrëzojë akuzat për vrasjen e fëmijëve të saj

Lindsay Clancy kthehet në gjykatë, kërkon të rrëzojë akuzat për vrasjen e fëmijëve të saj

November 2, 2026
Veliaj: Rama merr mandatin e tretë, do të punoj 24 orë në 7 ditë për fitoren historike

Erion Veliaj reagon me letër nga Burgu i Fierit: Ja tre kërkesat që më solli Toni Gogu!

November 2, 2026
Opozita izraelite mblidhet të martën për të tentuar formimin e shumicës pas zgjedhjeve

Opozita izraelite mblidhet të martën për të tentuar formimin e shumicës pas zgjedhjeve

November 2, 2026
Protestat/ “Gjobitja e qytetarëve, akt i rëndë ndaj lirive themelore”- Bardhi paralajmëron: Kush firmos, kryen vepër penale!

Protestat/ “Gjobitja e qytetarëve, akt i rëndë ndaj lirive themelore”- Bardhi paralajmëron: Kush firmos, kryen vepër penale!

November 2, 2026
Norvegjia ashpërson ligjet kundër spiunazhit, kompetenca më të gjera për shërbimin e sigurisë

Norvegjia ashpërson ligjet kundër spiunazhit, kompetenca më të gjera për shërbimin e sigurisë

November 2, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Që Veliaj të ndihet i sigurt si i burgosur dhe si kundërshtar politik

November 2, 2026
Republika popullore e protestës

Bilbilenjtë 13 vanë në litar vetë

November 2, 2026
Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Ministrja Ibrahimaj shpjegon ligjin: Për vendet e lira të punës, përparësi kanë shqiptarët para të huajve!

November 2, 2026
Arabia Saudite rrëzon dy dronë pranë Riadit, dyshohet se u lëshuan nga Huthët

Arabia Saudite rrëzon dy dronë pranë Riadit, dyshohet se u lëshuan nga Huthët

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In