• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shuarja e kauzave dhe protestat e pandjeshme për qeveritarët

by A R
18/08/2016 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nëse do të devijosh pak fillimin e rrugës “Komuna e Parisit” e do të kthehesh tek studiot e artistëve në Tiranë, mu para ngrehinës, ku punojnë ende sot veteranët e skulpturës Thoma Thomaj dhe Muntaz Dhrami do të këqyrësh një vend të braktisur me një banderolë dhe një mbetje slogani, ku shfaqet në djegie e sipër i ndjeri Lirak Bejko. Për ata, që se mbajnë mend: gati katër vjet më parë, fatkeqi i vuri zjarrin vetes, duke marrë djegie në 50% të trupit dhe duke mos e përballuar më jetën pak ditë më vonë. Para tij, Gjergj Ndreca, një tjetër ish-i përndjekur, që kishte organizuar grevën me të, i vuri zjarrin vetes, por duke mos u dëmtuar si i pari.

Atëkohë, një grup i ish të burgosurve politikë të diktaturës komuniste zhvilluan në Tiranë një grevë urie me kërkesa ekonomike mbi dëmshpërblimet, që atyre ua njihte ligji për burgimin e padrejtë. Pasi e kishin fituar pafajësinë grevistët kërkonin që të zbatohej ashtu si duhej Neni 44 i Kushtetutës dhe neni 57 i Kodit Penal për masën e kompensimit. Për një pjese të tyre që e kishin filluar burgun që në fëmijëri si Liraku, që kur vdiq ishte 47 vjeç, formula matematikore e dëmshpërblimit është e paprecedent, pasi ligji nuk u njihte ditët e hetuesisë si një ditë e gjysmë burgim. Por, nuk mbaronte këtu sepse grevistët kërkonin gjithashtu që letrat me vlerë shpërndarë vite më parë t’u shndërroheshin nga shteti në para, kurse shtëpitë e tyre të vlerësohen si gjithë banorët e tjerë dhe që pensionet e tyre të rishikoheshin, duke u bërë të krahasueshme me invalidët e Luftës së Dytë Botërore, sepse ishin në kushte shumë të vështira. Ndërkohë që greva po nxirrte të gjithë fytyrën e shtetit shqiptar përballë të përndjekurve, kronika e kohës nxori disa paradokse të mëdha. Njëra prej tyre lidhej me faktin sesi Gjykata e kishte dënuar me një milion lekë të ndjerin Bejko gjobë për sulmin që i kishte bërë ditë më parë deputetit te PD-së, Rusmailit. Me pak fjalë, gjykata që s’kish dhënë ende vendim për Gërdecin apo për vjedhjet në Rrugën e Kombit, për 21 Janarin, të gjorit Lirak ia kish përgatitur menjëherë letrat.

Greva mbaroi tragjikisht, por edhe e përdhosur me akuzat e Presidentit atëherë të sapozgjedhur Bujar Nishani dhe kryeministrit Sali Berisha që e akuzuan këtë grevë urie se kishte nota të theksuara politike, dhe se qeveritë e PD-së, si asnjë qeveri tjetër më parë, kishte bërë maksimumin që ish të përndjekurit politikë të dilnin nga burgjet, të integroheshin në shoqëri, të strehohen, të shkollonin fëmijët dhe të rehabilitohen deri në një jetesë normale.

Për hir të së vërtetës, vuajtja e tyre dhe kërkesa e tillë tregonte të kundërtën. Varfëria e një pjese të tyre ishte gati skajore.

Dy ambasadorët e atëhershëm të rëndësishëm, ai i SHBA-së Aleksandër Arvizu dhe ambasadori i BE-së Etore Sequi u bënë thirrje palëve për dialog dhe zgjidhje me mirëkuptim të problemeve, duke vizituar herë grevistët e herë spitalin ushtarak, por asgjë nuk shkoi në atë rrjedhë.

perndjekuritFundi i kauzave

Për të ardhur keq është se sot e kësaj dite vazhdon konfuzioni me të përndjekurit, dhe shumë protesta të tyre që kanë nisur e janë shuar, sikur të mos kishin ekzistuar fare. Problemet e tyre megjithë kompensimet mbeten të njëjtat. Por, më e dhimbshme është se kauzën e atëhershme të përndjekurve që e akuzoi turpshëm ish-kryeministri Berisha, po e vazhdon me të njëjtën traditë kryeministri i ri. Sot, e kësaj dite, nuk është krijuar ende Komisioni për Hapjen e Dosjeve dhe mekanizmi që do filtronte ata që kishin bërë tollovinë e Luftës së Klasave në vend.

Por, nuk mbaron këtu, pasi kryeministri i ri Rama në momentet kur mundet, akuzon dhe mundohet të denigrojë bashkë me një sistem të tërë propagandistik  çdo nismë që kritikon qeverisjen e tij. Fatkeqësia është se kështu janë mbyllur protestat që u bënë në fillim për Gërdecin dhe 21 Janarin, ato për arsimin dhe kështu me radhë. Duket se kultura e pakët e protestës dhe menefregizmi nga qeveritë shqiptare bën që të ndryshojnë vetëm emrat por jo qëndrimi, ai që është gjithnjë e më pak i vëmendshëm ndaj problemeve popullore.

…

Katandisja e turpshme e vendit, ku u dogjën dy të përndjekurit, që për ditë të tëra u bë objekt i mediave më të rëndësishme botërore, por edhe i përballjes së qeverive shqiptare me problemet reale të vendit, është një pamje reale sesa pak vlen dhe i dëgjohet fjala qytetarit në Shqipëri.

 

Next Post

Autostrada e Elbasanit, kompania greke e zhytur në miliona euro borxhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In