• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shuarja” e Demaçit, skenarët për ndarjen e Kosovës dhe një mesazh nga ministri Bushati

by A R
27/07/2018 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndarja nga jeta e Adem Demaçit u përcoll me mesazhe ngushëllimi, statuse ngushëlluese në rrjetet sociale dhe komente të ndryshme nga Prishtina dhe Tirana zyrtare.

Pa diskutim që vlerësimet më të mëdha Demaçi i ka marrë gjatë jetës së tij, kur u nderua me çmimin Sakharov, (Çmimi i Bashkimit Europian për të drejtat e njeriut dhe lirinë e mendimit), apo vlerësimi dhe mendimi i qytetarëve të të dy vendeve.

Ndër mesazhet e shumta të publikuara për ndarjen eë tij nga jeta bie në sy mesazhi i Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, i cili zgjodhi një nga thëniet e vetë Demaçit për të vlerësuar figurën e tij.

“Me rëndësi është se lufta jonë është e drejtë. Në luftën tonë të drejtë nuk shpenzojmë energji për asnjë ideologji, përpos për Shqipërinë”, citon ministri Bushati mesazhin e vetë Demaçit.

Një mesazh që më së shumti duhet të dëgjohet nga klasa politike e Kosovës, veçanërisht gjatë këtyre ditëve të vështira, kur debatet dhe reagimet janë të shumta, sidomos përsa i përket dialogut Prishtinë-Beograd dhe asaj çka pritet të prodhojë ai.

Duket sikur vdekja e Demaçit erdhi në një moment të vështirë për Kosovën, pasi gjithnjë e më shumë po flitet për një skenar ogurzi si ‘ndarje”, apo shkëmbim territoresh me Serbinë. Skenar për të cilin Adem Demaçi dhe bashkëluftëtarët e tij vuajtën vite të tëra në burgjet e ish-Jugosllavisë.

Gjatë këtyre ditëve në mediat shqiptare të Kosovës, analisti Agustin Palokaj fliste për  mundësinë e “krijimit e të një “Republika Sërpskas” në Kosovë, apo formalizim i ndarjes së Kosovës, qoftë në mënyrë territoriale apo edhe institucionale”.

Nëse këto skenare kanë diçka të vërtetë brenda tyre, atëherë ky mesazh merr një vlerë të veçantë në kontekstin kur flitet për bashkimin kombëtar.

Mesazhet e Demaçit, qoftë dhe me ndarjen e tij nga jeta e jetuar në mënyrë dinjitoze, kanë një vlerë përbashkuese për të gjithë shqiptarët, për të qënë në lartësinë që kërkon vetë kombi dhe çështja kombëtare, bazuar në aspiratën e gjithë shqiptarëve për integrimin në BE./S.Gjergji

Next Post
Greqia shpall tre ditë zie kombëtare, Cipras: Të bashkohemi kundër zjarreve

Zjarret në Greqi, vdes 59-vjeçari nga Vlora

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky paralajmëron Rusinë pas sulmit me 10 viktima në Kharkiv: Ukraina do të përgjigjet!

Zelensky paralajmëron Rusinë pas sulmit me 10 viktima në Kharkiv: Ukraina do të përgjigjet!

August 18, 2026
Tronditet Ksamili! 20-vjeçari francez gjendet i vrarë me thikë në shezlongët e një lokali, në kërkim autori nga Hasi

Vrasja e francezit në Ksamil/ Momenti i arrestimit të Sokrat Vatës, 29-vjeçari u kap i fshehur në bagazhin e makinës (VIDEO)

August 18, 2026
Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil trondit pushuesit: Jemi me fëmijët, si t’u themi se është vrarë dikush (VIDEO)

Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil trondit pushuesit: Jemi me fëmijët, si t’u themi se është vrarë dikush (VIDEO)

August 18, 2026
Një incident mund të cënojë gjithë sezonin: Sigurimi që mbron biznesin, klientët dhe reputacionin

Një incident mund të cënojë gjithë sezonin: Sigurimi që mbron biznesin, klientët dhe reputacionin

August 18, 2026
Përplasje e fortë në Shtëpinë e Bardhë! Trump i bërtet gazetares së CNN: Hesht! Hesht! Hesht! (VIDEO)

Përplasje e fortë në Shtëpinë e Bardhë! Trump i bërtet gazetares së CNN: Hesht! Hesht! Hesht! (VIDEO)

August 18, 2026
Zjarri në Malin e Tërbunit, 40 efektivë të FA dhe 2 helikopterë në terren, flakët vijojnë të monitorohen nga ajri

Zjarri në Malin e Tërbunit, 40 efektivë të FA dhe 2 helikopterë në terren, flakët vijojnë të monitorohen nga ajri

August 18, 2026
Ministri belg zgjedh Shqipërinë për pushime, shijon Beratin me familjen: Është bukur këtu, e mrekullueshme

Ministri belg zgjedh Shqipërinë për pushime, shijon Beratin me familjen: Është bukur këtu, e mrekullueshme

August 18, 2026
DETAJE/ 20-vjeçari ishte në festën me Dj francez, ja si nisi sherri me Sokrat Vatën, dyshohet se shkak u bë një vajzë

DETAJE/ 20-vjeçari ishte në festën me Dj francez, ja si nisi sherri me Sokrat Vatën, dyshohet se shkak u bë një vajzë

August 18, 2026
Fundi i arratisjes së Sokrat Vatës! Vrau 20-vjeçarin francez, autori kapet i fshehur në bagazhin e një makine në Levan

Fundi i arratisjes së Sokrat Vatës! Vrau 20-vjeçarin francez, autori kapet i fshehur në bagazhin e një makine në Levan

August 18, 2026
Detaje nga grabitja në argjendari, ja si fshiheshin autorët me maska silikoni, policia gjen kallashnikov dhe motorin e arratisjes

Detaje nga grabitja në argjendari, ja si fshiheshin autorët me maska silikoni, policia gjen kallashnikov dhe motorin e arratisjes

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com