Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca përshëndet vendimin e qeverisë për shtyrë votimin e dekretit të Presidentit për paketën anti-shpifje.
Soreca tashmë inkurajon autoritetet shqiptare të adresojnë shqetësimet.
“Ne e mirëpresim vendimin e mazhorancës në pushtet për të shtyrë votën për ligjin për median. Presim mendimin e Komisionit të Venecias dhe inkurajojmë autoritetet të adresojnë shqetësimet e organizatave të mediave dhe komunitetit ndërkombëtar”, shkruan ai. /e.s/











