• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shtypi nënën e dy fëmijëve/ 3 argumentat që fundosin Andrea Memollarin

by Java News
03/11/2016 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria përfundoi hetimin për aksidentin e rëndë ku gjeti vdekjen nëna e dy fëmijëve, Dhurata Prifti, në korrik 2016, pranë Stacionit të Trenit, në Tiranë.

Organi i Akuzës, pas kryerjes së hetimeve, dërgoi për gjykim dosjen në ngarkim të 20-vjeçarit Andrea Memollari, drejtuesi i mjetit nga i cili u përplas për vdekje një grua, nënë e dy fëmijëve. Aksidenti tragjik për autorësinë e të cilit akuzohet i riu, ndodhi në 13 korrik në kryqëzimin e rrugës “Jordan Misja” me Unazën, i njohur si kryqëzimi i burgut. Në ngjarje humbi jetën 45-vjeçarja Dhurata Prifti, sportiste e njohur e qitjes, e cila në momentin e aksidentit po kalonte nga një krah i rrugës në tjetrin bashkë me dy fëmijët e mitur.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri Memollari do të përballet me drejtësinë si i akuzuar për dy vepra penale, atë të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “largim nga vendi i aksidentit”. Dosja në ngarkim të tij është regjistruar me numrin 4200 në Gjykatën e Tiranës, ku pritet të shqyrtohet nga një trup gjykues i kryesuar nga gjyqtari Gerd Hoxha.

AKSIDENTI

Gjatë hetimit në lidhje me këtë çështje, sipas Prokurorisë, tre janë elementet e fajësisë së shtetasit Andrea Memollari. Elementi i parë është se ai ka qenë me shpejtësi tej normave për aksin rrugor ku ndodhej dhe kushtet e trafikut në të cilat po lëvizte. Elementi i dytë është mungesa e reagimit, pra fakti se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin nuk ka frenuar, por i ka dhënë më shumë gaz automjetit dhe ka kaluar mbi trupin e viktimës, pasi e kishte rrëzuar atë, duke rënduar tragjikisht pasojat e ngjarjes. Elementi i tretë fajësues, sipas Prokurorisë, është fakti se drejtuesi i makinës ka ikur nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarës dhe duke iu shmangur Policisë dhe drejtësisë.

AUTORI

I pandehuri Memollari, përsëritës në kryerjen e një vepre penale, u ndalua vetëm pak orë pas aksidentit të korrikut, aksident që tronditi opinionin publik. Kjo edhe prej faktit se një kamera sigurie e një biznesi regjistroi momentin kur e ndjera Prifti përplasej nga automjeti, që lëvizte me shpejtësi të madhe dhe vijonte lëvizjen duke e shkelur. Sipas Prokurorisë, pas momentit të përplasjes, i dyshuari Memollari nuk ka frenuar, çka mund të kishte shmangur pasojën fatale. Veprimi i tij i ka shkaktuar dëmtime të rënda trupit të nënës së dy fëmijëve, e cila ndërroi jetë pas dërgimit të saj në spital. Gjatë seancës gjyqësore të caktimit të masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj Memollarit, zhvilluar në 16 korrik në Gjykatën e Tiranës, 20-vjeçari u shfaq i penduar dhe kërkoi ndjesë për ngjarjen. “Nuk desha të ndodhte kjo. Më zuri paniku në atë moment. Nuk di se çfarë bëra”, deklaroi i akuzuari në atë seancë. Panorama/a.k

Next Post
Surpriza/ Gjykata e Lartë: Nuk ka Brexit pa votën e parlamentit britanik!

Surpriza/ Gjykata e Lartë: Nuk ka Brexit pa votën e parlamentit britanik!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
Zjarret/ Lura mbetet vatra më problematike, Nufi: Kemi hapur korridore me fadroma për të ndalur flakët drejt banesave

Zjarret/ Lura mbetet vatra më problematike, Nufi: Kemi hapur korridore me fadroma për të ndalur flakët drejt banesave

August 15, 2026
Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

August 15, 2026
Greqia në alarm nga zjarret, rrezik shumë i lartë në Atikë, Kretë dhe ishujt e Egjeut

Greqia në alarm nga zjarret, rrezik shumë i lartë në Atikë, Kretë dhe ishujt e Egjeut

August 15, 2026
Ambasadori shqiptar në Britani ngre alarmin: Emigrantët po përdoren politikisht

Ambasadori shqiptar në Britani ngre alarmin: Emigrantët po përdoren politikisht

August 15, 2026
Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra zjarri në Shqipëri, 13 ende aktive, ja zonat më problematike

Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra zjarri në Shqipëri, 13 ende aktive, ja zonat më problematike

August 15, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Miti i diasporës së ndriçuar politikisht

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com