• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shtypi italian ‘përplaset’ me gjeneralin rus: 80% e ndihmave që na sollët ishin të padobishme

by A R
05/04/2020 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndihma që Rusia i ofroi Italisë për të përballuar situatën e vështirë për shkak të koronavirusit, duket se ka shkaktuar një debat të paparashikuar mes dy vendeve, ose saktësisht “përplasje” mes Rusisë dhe shtypit italian.

Më 2 prill, gjeneral major Igor Konashenkov, përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, kritikoi ashpër gazetën italiane La Stampa. Konashenkov i është përgjigjur një artikulli të shkruar nga Jacopo Iacoboni, të botuar në 24 mars.

Gazetari italian Iacoboni, ka raportuar se 80% e ndihmave që Ministria e Mbrojtjes e Rusisë i kishte dërguar Italisë për të luftuar pandeminë COVID-19, ishte “e padobishme”.

Në bashkëpunim me Natalia Antelavan, drejtuese e sajtit investigativ Coda Story, ata publikuan një artikull më 2 prill , duke argumentuar se ndihma e Rusisë ishte një operacion inteligjence dhe propagande.

Sipas artikullit, Rusia dërgoi “mbështetjen” e saj për Italinë në fund të marsit pas diskutimeve midis presidentit rus Vladimir Putin dhe kryeministrit Italian Giuseppe Conte.

“Paketa e ndihmës ishte jashtëzakonisht e pazakontë dhe përbëhej nga 15 aeroplanë të stërmëdhenj ushtarak me 122 oficerë nga një njësi sekrete ushtarake”, thuhet në shkrim.

Sajti investigativ Coda Story shkruan se ndihma e Rusisë ishte me të vërtet “Kali i Trojës”.

Hamish de Bretton-Gordon, një ish- komandant i forcave NBC të Mbretërisë së Bashkuar, i cili citohet në artikullin e publikuar te La Stampa, është shprehur se trupat që Rusia dërgoi në Itali përfshinin operativë të inteligjencës ushtarake ruse.

Ai tha që Inteligjenca Ushtarake Ruse (GRU) do të mblidhte informacione mbi ushtrinë e Italisë dhe do të krijonte rrjete.

Mirëpo ky artikull nuk iu ka pëlqyer rusve, të cilët kanë reaguar të indinjuar përmes zyrtarit të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili ka thënë në fund dhe një shprehje të vjetër latine, ”kush i hap varrin tjetrit, bie vetë brenda.”

“Ne i kemi kushtuar vëmendje përpjekjeve të vazhdueshme që për dy javë gazeta La Stampa po vë në terren për të diskredituar misionin e rusëve, që janë mobilizuar për të ndihmuar italianët në vështirësi”, ka thënë gjeneral Konashenkov, ndërsa ka shtuar “shumica e mjekëve dhe epidemiologëve rusë janë përcaktuar nga gazeta si ekspertë të luftës biologjike.”

Sipas zyrtarit të lartë rus, pavarësisht spekulimeve të La Stampa, rusët kishin shkuar në Itali për të ndihmuar ata në betejën me koronavirusin.

“Sidoqoftë, në sfondin e spekulimeve të tilla, përkundër dyshimeve të bujshme të La Stampa, në vend që të zhvillonin një luftë biologjike, epidemiologët arritën në Itali për të luftuar koronavirusin, së bashku me kolegët e tyre italianë, po zhdukin Covid-19”, ka thënë gjeneral Major Igor Konashenkov, përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë.

/a.r

Next Post
Spanja zgjat deri më 25 Prill kufizimet prej COVID-19

Edhe Britania e Madhe po përjeton ferrin, 621 të vdekur në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

March 24, 2026
“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

March 24, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

“Nafta instrument tiranie”/ Berisha: Ngarkesa fiskale, gjobë e tmerrshme që rëndon mbi qytetarët

March 24, 2026
VIDEO / Shqipëria me ligj për referendumet? Balla tregon planin e PS: Gati drafti, do ta konsultojmë me…

VIDEO / Shqipëria me ligj për referendumet? Balla tregon planin e PS: Gati drafti, do ta konsultojmë me…

March 24, 2026
Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

March 24, 2026
Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

March 24, 2026
Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

March 24, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

March 24, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

March 24, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 25 mars 2026

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In