• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

SHTYPI I HUAJ: Zhgënjim danez, ëndrra shqiptare vazhdon!

by
05/09/2015 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat daneze dhe ato ndërkombëtare i kushtojnë një rëndësi të madhe sfidës së zhvilluar në Copenhagen mes Danimarkës dhe Shqipërisë e cila vlente shumë për fatet e të dyja skuadrave në grupin I eliminator.

Shumica e tyre vlerësojnë kombëtaren kuqezi për barazimin historik që arriti në tokën daneze. Faqja e Uefas lidhur me ndeshjen e Telia Parken shkruan: ” Shqipëria i reziston presionit të Danimarkës, duke theksuar se Etrit Berisha në shumë raste ndali tentativat e futbollistëve vendas, duke i dhënë një barazim me shumë vlera skuadrës së Gianni De Biasit, ndërsa Danimarka me këtë barazim nuk arriti të parakalonte dot Portugalinë në renditjen e grupit I”.

Mediat daneze nga ana tjetër e cilësojnë si një dështim barazimin me Shqipërinë në Copenhagen: ” Zhgënjim i madh i Danimarkës në Parken, është ky titulli kryesor i gazetës EkstraBladet.

Ndërkohë e përditshmja tjetër daneze TipsBladet shkruan: ” Danimarka nuk arrin të thyejë dot Shqipërinë”. Mediat italiane të cilat gjithmonë i kushtojnë një rëndësi të vecantë ndeshjeve të kombëtares shqiptare kjo edhe për faktin se kuqezinjtë drejtohen nga një italian si Gianni De Biasi, e kanë cilësuar si shumë pozitiv barazimin e marrë nga përfaqësuesja jonë në Danimarkë.

“Barazim i artë për De Biasin shkruan Gazzeta Dello Sport. Edhe SportMediaset hapet me një titull afërsisht të ngjashëm. ” Barazim i shtrenjtë i Shqipërisë ndaj Danimarkës”. Në Spanjë, As shkruan: Danimarka nuk mundet përballë një Shqipëri që vazhdon të ëndërrojë, ndërsa L’Equipe thekson se Danimarka dhe Shqipëria nuk ishin në gjendje të përcaktonin fatet e grupit I./SS

 

shytpi

Next Post

Nga Xhon Travolta deri tek Barak Obama, VIP-at që kanë vajtur “të paftuar” në dasma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com