• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtypi i huaj: Bota njeh Shqipërinë

by Aalison Pearse Stevens
20/06/2016 08:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është dashur ajo fitore monumentale që emri i Shqipërisë të bëjë xhiron e botës në mediat më prestigjioze të saj. Urimet e para kanë ardhur nga organizuesit e kompeticionit, në profilin e saj në “Facebook” UEFA ka shkruajtur, “Bravo Federata Shqiptare e Futbollit”, menjëherë më pas në profilin e saj në “Twitter, qeveria europiane e futbollit ka bërë një tjetër postim, “Kënaqësi e madhe për Shqipërinë fitorja e parë historike në një turne madhor”.

Padyshim të vëmendshme ndaj këtij suksesi të përditshmet më prestigjioze italiane, “Gazzeta Dello Sport” me titullin, “Shqipëria fitore historike, De Biasi shpreson në 1/8”, shkruan se si kuqezinjtë falë golit të Sadikut fituan një vend në histori pavarësisht se si do të shkojë çështja e kualifikimit. “Corriere Dello Sport” ka diçka më të thjeshtë, “Rumani-Shqipëri 0-1, Sadiku gol, De Biasi shpreson”.

Në Angli titujt janë gjithmonë domethënës, rrjeti prestigjioz “BBC” flet edhe për festën që ka shpërthyer me titullin, “Shqipëria çmendet për fitoren e parë në një turne madhor”. Për “The Sun” jemi ne “history makers”, (ata që bëjnë historinë), teksa shkruan se goli i Sadikut siguroi fitoren e parë të vendit tonë në europian.

“Daily Mail” shkruan se goditja me kokë e Sadikut, i jep shpresë Shqipërisë për 1/8 dhe dërgon në shtëpi Rumaninë.

Në Spanjë “AS” shkruan se Shqipëria gjen fitoren e saj të parë dhe tani shpreson te një të tetat, ndërsa “Marca” ka një titull më të fortë, “Bota njeh Shqipërinë”. Në Francë “L’Equipe” ka zgjedhur okelion, “Shqipëria shpreson, Rumania eliminohet”, zvicerania “Blick” shkruan se me golin e Sadikut dhe fitoren Shqipëria mban shpresat për të shkuar në fazën me eliminim

Ndërsa rumunët janë padyshim të hidhëruar, e përditshmja “Sporturilor”, flet për një katastrofë për futbollin rumun, ndërsa simotra e saj “Pro Sport”, e ka me trajnerin Iordanscko dhe reagimin e tij haluçinant pas leksionit të dhënë nga Shqipëria.

TCH/d.i.

Next Post

Iordanescu: Shqipëria na mundi me tifozët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In