• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shtypi grek: SHBA dhe Gjermania po përgatisin ftesën e Maqedonisë në NATO

by
05/10/2015 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diplomacia greke është thellësisht e shqetësuar për qëndrimin që po mbajnë Shtetet e Bashkuara ndaj çështjes së emrit me Maqedoninë dhe perspektivës së vendit të vogël ballkanik, nisur edhe nga incidenti më i fundit në samitin e Nju Jorkut, ku Uashingtoni refuzoi kërkesën e Greqisë që Maqedonia të prezantohej me emrin e njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Dy letra të ambasadorëve grekë në Shkup dhe Uashington drejtuar Athinës flasin për një plan amerikano-gjerman të anëtarësimit së shpejti të Maqedonisë në NATO. Gazeta greke “Kathimerini” ka zbardhur një pjesë të këtyre letrave, ku lihet të nënkuptohet se Uashingtoni është duke përshpejtuar përpjekjet për të anëtarësuar Maqedoninë sa më shpejt në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Letra e ambasadorit grek në Shkup I referohet vizitës së sekretares amerikanë Victoria Nulland në 13 Korrik në Shkup dhe mesazheve që ajo la për drejtuesit politikë të vendit. “Mesazhet kryesore të zonjës Nulland ishin se “ka ardhur koha t’i jepet fund krizës politike. Europa dhe NATO ju presin, kështu që nuk duhet të humbisni mundësinë të zbatoni reformat që ju rekomandohen nga Bashkimi Evropian dhe pasi të keni avancuar me mbështetjen tonë do të angazhohemi për zgjidhjen e cëcshtjes së emrit”-shkruan ambasadori grek në Shkup.

Për “Kathimerini” kushti I vendosur nga zonja Nulland që Shtetet e Bashkuara të  angazhoheshin seriozisht në zgjidhjen e çështjes së emrit ishte zbatimi i marrëveshjes ndërpartiake për mirëfunksionimin e parlamentit dhe  zbatimi i reformave të kërkuara nga BE. Megjithë avancimin në këtë drejtim, diplomatët grekë thonë se Uashingtoni nuk po bën asgjë për zgjidhjen e çështjes së emrit, por sipas “Kathimerini” po avancon në në planin e mbështetur edhe nga Gjermania përmes komisionerit Johanes Hahn për anëtërsimin e Maqedonisë në NATO dhe një ftesë që Shkupi mund ta marrë në samitin e lartë të aleancës në pranverë – raporton ResPublica.

Next Post

Plas në PD, Dash Shehi shuplakë Berishës: Luajti teatër me CEZ­-in

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Do punojnë për të tjerët, por nuk fitojnë gjë vetë! Me sa yje vlerëson Meri Shehu secilën shenjë

April 13, 2026
Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

April 13, 2026
Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

April 13, 2026
Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

April 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In