• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtypi gjerman: Dy fytyra të Vuçiçit

by A R
17/01/2017 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat gjermane shkruajnë sot për tendosjet në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, për shkak të trenit. Vuçiçi po tregon disa fytyra…

Gazetari i të përditshmes “Frankfurter allgeimeine Zeitung” Michael Martens shkruan për “Dramën hekurudhore në Kosovë”, me fjalët se “disa trena e arrijnë qëllimin e vet edhe pa arritur në destinacionin e parashikuar”. Pas incidentit me trenin, në Beograd po dëgjohen klithje lufte. “Presidenti i shtetit, Tomislav Nikoliq ka kërcënur me dërgimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Dërgimi i trupave speciale në kufi nga ana e qeverisë së Kosovës është një shenjë se shqiptarët duan luftë, tha ai. Por në Serbi ekziston vetëm një politikan i cili e respekton Nikoliqin – vet Nikoliqi! Serbët janë mësuar ndërkohë që deklaratat e presidentit të tyre t’i shohin si një kohë e keqe kur ke dhembje barku. Por në këtë çështje është i përzier edhe Vuçiçi, i cili vendosë për të gjitha gjërat në Beograd. Ai e ka ndalur trenin e nacionalizmit serb dhe e ka kthyer në Beograd, por i ka kërcënuar shqiptarët me paralajmërimet e fundit.”

„Vuçiçi ka marrë vesh se shqiptarët gjoja kanë vendosur lëndë shpërthyese në hekurudhë. Eksplozivi nuk është gjetur, por paralajmërimi ka dhënë efektet e veta. Vuçiqi u tregua si një lider që kujdeset për deeskalimin e gjendjes. Por pushteti i Vuçiqit funksionon ndryshe. Vuçiqi ka dy fytyra: ekziston një version i tregimit për trenin për bashkësinë ndërkombëtare, ku ai paraqitet si politikan pragmatik, që vërtetë edhe di të jetë. Por ekziston edhe Vuçiqi tjetër, për përdorimin e brendshëm, ku politikën e interpreton në një formë permanente nacionaliste.”

Autori i tekstit në FAZ rikujton se linja hekurudhore mes Serbisë dhe Kosovës është hapur kaherë. Në këtë linjë qarkullojnë normalisht trenat dhe nuk janë ndalur kurrë nga policia e Kosovës. Një tren normal nuk do të binte në sy fare, por ky i tanishmi po. Gazeta Danas e ka quajtur këtë incident si një farsë që ta kujton kohën e pushtetit të Millosheviqit. Kaq larg ndoshta nuk duhet shkuar, por ky veprim i Vuçiçit nuk ishte i mirë.”

Ende nuk ka paqë të qendrueshme

Kryeredaktori i portalit Telepolis Florian Rechler shkruan: “Jo vetëm Afganistani, Iraku, Libia dhe Siria janë vende në të cilat ende ka luftë edhe pas ndërhyrjeve ushtarake. Për suksesin e ndërhyjreve ushtarake pas Luftës së Ftohtë, të cilat shpesh quhen ndërhyrje humanitare, mund të flitet edhe me rastin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, në vitin 1999. Në këtë luftë për herë të parë kanë marrur pjesë edhe trupat gjermane, pas Luftës së Dytë Botërore.”

„Së bashku me ministrin e Mbrojtes Rudolf Scharping, ministri i Jashtëm Joscha Fisher asokohe thoshte se Jugoslavia me presidentin Sllobodan Millosheviq ka përgatitur spastrime etnike në Kosovë. Ata flisnin për planin “Patkoi”, ekzistenca e të cilit mund të dëshmohet vështirë, si dhe për masakrën e Reçakut…  […] NATO e ka mbështetur njësinë paramilitare UÇK. UÇK ishte si një trupë tokësore që ka mbështetur bombardimet nga ajri. Bombardimeve të NATO-s u kanë paraprilë luftimet mes UÇK dhe ushtrisë jugosllave. UÇK ka larguar me dhunë nga Kosova shumë serbë…”, shkruan Telepolis.

„Edhe 17 vjet pas stacionimit të NATO-s në Kosvë, ndarjes së Kosovës nga Serbia, shpalljes së pavarësië (2008)… në këtë rajon ende nuk ka paqë të qendrueshme mes shqiptarëve dhe serbëve.”/DW/b.d

Next Post
Memollari i aksidentoi gruan, reagon i shoqi i viktimës: E vrau në sy të fëmijëve, si në Siri

Memollari i aksidentoi gruan, reagon i shoqi i viktimës: E vrau në sy të fëmijëve, si në Siri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tirana fiton derbin me përmbysje, Partizani dorëzohet në pjesën e dytë

Tirana fiton derbin me përmbysje, Partizani dorëzohet në pjesën e dytë

April 25, 2026
Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, evakuohen qytetarët

Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, evakuohen qytetarët

April 25, 2026
“Ka marrë fund epoka e terroristëve me imunitet”, Netanyahu: Sulmet ndaj Hamasit do të çojë në fundin e luftës në Gaza

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme/ Netanyahu urdhëron ushtrinë të sulmojë pozicionet e Hezbollahut në Liban

April 25, 2026
Orban dorëzon mandatin e tij në Parlament: Jam i nevojshëm për riorganizimin e kampit kombëtar

Orban dorëzon mandatin e tij në Parlament: Jam i nevojshëm për riorganizimin e kampit kombëtar

April 25, 2026
Thyhet armëpushimi Izrael-Liban/ Hezbollahu lëshon raketa në 3 qytete izraelite, IDF sulmon dhe vret 15 luftëtarë

Thyhet armëpushimi Izrael-Liban/ Hezbollahu lëshon raketa në 3 qytete izraelite, IDF sulmon dhe vret 15 luftëtarë

April 25, 2026
Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

Nga propozimi i “Shqipëria Bëhet” te bisedat me Berishën, Hasimja tregon marrëveshjen e re të opozitës

April 25, 2026
Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

April 25, 2026
“Noka më tha vendimi është marrë për arsye fetare”, Xhafka reagon pas përjashtimit nga gara për kryetar të PD Korçë

“Noka më tha vendimi është marrë për arsye fetare”, Xhafka reagon pas përjashtimit nga gara për kryetar të PD Korçë

April 25, 2026
Tifozët ndezin derbin kryeqytetas me banderola/ Bardheblutë: Qëndrojmë mbi të gjithë! (VIDEO)

Tifozët ndezin derbin kryeqytetas me banderola/ Bardheblutë: Qëndrojmë mbi të gjithë! (VIDEO)

April 25, 2026
S’ka takim për paqen në Pakistan! Trump: Kohë e humbur kot, anulova udhëtimin e negociatorëve

S’ka takim për paqen në Pakistan! Trump: Kohë e humbur kot, anulova udhëtimin e negociatorëve

April 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In