• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtypi britanik: Dështimet më spektakolare për të parashikuar fituesin e Botërorit!

by Java News
16/07/2018 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitet e fundit, ‘evangjelistët’ e teknologjisë kanë përdorur fuqinë e të dhënave për të parashikuar të ardhmen dhe për të marrë vendime të rëndësishme për gjithçka, nga ekonomia, në punën e punonjësve. Sidoqoftë, herë pas here ka marzhe gabimi – nga sondazhet që gabuan rreth presidencës së Donald Trump-it apo, ndaj parashikimit të Brexit.

Këta na kujtojnë se analitika e të dhënave ka kufijtë e saj. Duke parë se si bankat e mëdha dështuan në lidhje me parashikimin e fituesit të Kupës së Botës, kjo është një kujtesë e kthjellët se sa të gabueshme janë edhe modelet më të sofistikuara statistikore.

Tashmë është bërë traditë të bërit parashikime duke përdorur logaritme të sofistikuar dhe modele statistikore. Por, rekordet mbeten të ulëta në goditjen në shenjë, shkruan The Guardian.

Para fillimit të turneut, një numër bankash investuese ndërtuan modele kompjuterike të sofistikuara për të provuar dhe për të parashikuar fituesit e Kupës së Botës Rusi 2018, nëpërmjet fuqisë së analitikës së të dhënave. Mund të duket e çuditshme që institucionet financiare konkurrojnë të jenë të parët në këtë drejtim, por ata e bëjnë atë si një model statistikor.

Teoria është se nëse ata janë të mirë në parashikimin e Kupës së Botës, ata duhet të jenë gjithashtu të mirë në parashikimin e drejtimit të tregjeve. Pa dyshim, megjithatë, shumë nga të gjitha parashikimet e bankave të mëdha kanë qenë në drejtim të gabuar.

Le të fillojmë me Goldman Sachs. Banka e famshme ndërkombëtare zhvilloi një algoritëm të veçantë, që furnizohet me “Big Data” dhe i “automatizuar” nga “machine learning”, për të parashikuar jo vetëm se cila Kombëtare do ta fitonte kompeticionin në Rusi, por për të kuptuar edhe se si do të shkonte çdo ndeshje në Botërorin e Futbollit, nga faza e grupeve e deri te finalja.

Sistemi i Inteligjencës Artificiale të Goldman Sachs përcaktonte skuadrat që do të kalonin fazën e grupeve dhe si rrjedhojë, sipas këtij tij, çiftet e fazës së 1/8-ave në Rusi 2018 do të ishin: Francë-Islandë, Uruguai-Spanjë, Brazil-Meksikë, Belgjikë-Poloni, Portugali-Arabi Saudite, Argjentinë-Australi, Gjermani-Zvicër dhe Kolumbi-Angli. Sipas Goldman Sachs, Brazili do të ishte skuadra që do të fitonte Kampionatin Botëror Rusi 2018.

UBS ka pasur rezultat të njëjtë në përpjekjen për të parashikuar një fitues. Banka shumëkombëshe e Zvicrës ka përdorur rezultatet nga pesë kampionate të mëparshëm, duke analizuar faktorë si avantazhet e vendit pritës dhe vlerësimet Elo (një masë objektive e forcës së ekipit që shikon se sa mirë një ekip ka përformuar në të kaluarën) për të kryer një lloj modelimi statistikor.

Kjo u dha atyre rezultatet e 10,000 turneve virtuale të cilat ata pastaj analizuan për të parë sa herë secila ekip fitoi. UBS parashikoi se Gjermania, Brazili dhe Spanja sdo të ishin ekipet më të mundshme për të fituar, me Gjermaninë si favoriten kryesore.

Banka me parashikimin më të suksesshëm ishte Nomura. Firma japoneze përdori teorinë e portofolit, me analistët që shpjegonin se ata shihnin “vlerën e lojtarëve në secilën skuadër, momentin e performancës së ekipit dhe ecurinë historike për të arritur në tre portofolet e skuadrave për të kryesuar”.

Ata nxorën Francën si fituesin përfundimtar të Kupës së 21 të FIFA-s; edhe pse ata parashikonin se Franca do të luante me Spanjën në finale.(monitor)

ma.me

Next Post
Reporteri protestues nxirret me forcë nga konferenca Trump-Putin

Reporteri protestues nxirret me forcë nga konferenca Trump-Putin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In