Brenda këtij pallati të ri që po ndërtohet ndodhet një shtyllë elektrike. Pallati mund të jetë projektuar që të ndërtohet mbi shtyllën elektrike për ta përdorur atë si kollonë mbajtëse.
Në foton e botuar në portalin Jeta osh qef shihet shumë qartë që shtylla dhe telat e energjisë elektrike janë mbuluar nga betoni. Kjo është e rrezikshme si për puntorët që punojnë aktualisht për ndërtimin e pallatit si edhe për banorët të cilët do të jetojnë aty.