Juria ndërkombëtare ka vendosur që të shtyje shpalljen e konkursit fitues për projektin e hyrjes së re te Liqeni Artificial. Edhe pse ditën e sotme ishte deklaruar se do të shpallej projekti fitues, zëvendës Kryeministri, Niko Peleshi dhe një përfaqësues i jurisë, thanë se disa studio projektuese e kishin ekzagjeruar me ndërtimet, për këtë arsye është vendosur që fituesi të shpallet ne shtator, duke ju dhënë mundësi korrigjimi studiove.
“Kanë qenë orë intensive për këtë fazë, por propozimet u trajtuan nga pjesa urbane, ka perceptime të ndryshme për ndërtim por disa e ekzagjerojnë. Kjo ishte kohë e shkurtër për të dhënë vlerësim, parku nuk është për ndërtim por hapësirë për qytetarët.” tha Peleshi
Pas shpalljes së konkurseve ka pasur reagime të ashpra nga opozita e cila e konsideroi projektin, si betonizuez të hyrjes së parkut të liqenit.