• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtyhet vendimi për Dritan Goxhajn, flet avokati: S’po e kuptojmë çfarë shkelje penale ka bërë?!

by A R
12/09/2023 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka shtyrë vendimin për ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj. Avokati i Goxhajt, Ardian Visha, tregoi për mediat se pse nuk duhet ekstraduar klienti i tij.

 “Dritani kërkohet për t’u ekstraduar drejt Mbretërisë së Holandës, jo drejt territorit të Kosovës. Një raport ekstradues ka një parim të shenjtë në ndërtimin e tij dhe individi që premtohet për t’u dërguar në vendin kërkues do duhet të çohet brenda kufirit gjeografik të atij vendi që për Republikën e Kosovës, ne e kemi të përcaktuar. Nuk është territori i Mbretërisë së Holandës territor i Republikës së Kosovës dhe nuk ekstradon Shqipëria shtetas të saj në territorin e Holandës. Edhe për këtë gjë do duhej të refuzohej ekstradimi dhe të mos kishim proces ndaj Dritan Goxhajt.

Vepra që i adresohet Dritanit është e papërcaktuar pse është penale. Pse përbën fakt penal një publikim i tij i shpërndarë në Facebook. Pra nuk ka një interpretim të autoritetit të procedurës për këtë shkak.

Gjykata e Hagës, ajo speciale, ka një juridiksion lëndor të kufizuar vetëm për vepra të caktuara të Kodit Penal të Kosovës dhe vetëm një periudhë kohore të caktuar, ‘98-2000. As nga pikëpamja e kohës, as nga pikëpamja e lëndës nuk e përfshin veprën që i adresohet Dritan Goxhaj”, tha avokati.

Sipas tij nuk pati asnjë reflektim nga prokurori, por vijoi t’i qëndronte kërkesës së tij. Visha bëri me dije se në seancë ka qenë i pranishëm edhe një Prokuror i Hagës. Për avokatin ky është një standard i dyfishtë nga gjykata.

“Një prokuror i nderuar i Hagës ishte prezent në sallë bashkë me përkthyesin. E pyetëm thjesht në cilësi përfaqësimi apo vëzhgimi. Tha është në cilësi vëzhgimi. E ngre këtë problem për të treguar një standard të dyfishtë që gjykata refuzon pjesëmarrjen e familjarëve, njerëzve publikë të interesuar për të ndjekur procesin dhe lejon në krahun tjetër prokurorinë të vijë me këdo vëzhgues. Ky është standard jo i pranueshëm, jo i drejtë ndaj Dritan Goxhajt”, tha Visha.

Kujtojmë se Goxhaj vijon të jetë në arrest me burg,  me qëllim ekstradimin e tij në Kosovë ku akuzohet për pengim të drejtësisë.

Goxhaj u arrestua më 31 Korrik me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, që e akuzon atë se ka intimiduar dëshmitarët në procesin kundër drejtuesve të UÇK-së për krime lufte, duke publikuar emrat e tyre.

/a.r

Next Post
Krujë, 16-vjeçari hedh spraj piperi në klasë, disa nxënës përfundojnë në spital

Krujë, 16-vjeçari hedh spraj piperi në klasë, disa nxënës përfundojnë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In