• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shtyhet për në 8 qershor seancën për inceneratorin e Elbasanit, pretendimet e avokatit të Lefter Kokës

by A R
01/06/2023 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shtyrë për në 8 qershor seancën për inceneratorin e Elbasanit. Shkak i shtyrjes mbetja pa avokat e të pandehurve Bardhyl Cabiri dhe Serafin Papa.

Në sallë avokati i Lefter Kokës, Tritan Hamitaj pretendoi paqartësi në pretencën e prokurorisë. Sipas tij, SPAK nuk saktëson se kur ka ndodhur akti korruptiv për të cilin akuzohet Koka.

Po sipas tij, vlera e pasurive të sekuestruara të Kokës është shumë më e madhe se vlera prej 3 milion euro e konsideruar nga SPAK si ryshfet i përfituar nga Koka. Gjithashtu, avokati tha se një sërë prej pasurive janë zotëruar nga Koka më herët dhe nuk mund të jenë produkt i veprës penale.

SA VITE BURG KËRKOHET PËR LEFTER KOKËN DHE TË PANDEHURIT E TJERË?

Ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka, rrezikon të dënohet me 10 vite burg në lidhje me akuzat për inceneratorin e Elbasanit. Prokuroria e Posaçme kërkoi deklarimin fajtor të Kokës për akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i mundshëm i Kokës reduktohet në 6 vjet e 8 muaj burg. Për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, ish-deputetin e PS, Alqi Bllako, SPAK kërkoi 4 vjet heqje lirie, duke e konsideruar fajtor për “shpërdorim të detyrës”.

Lefter Koka: 10 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkohen 6 vite e 8 muaj.

Alqi Bllako: 4 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkohen 2 vite e 8 muaj.

Mirel Mërtiri: 10 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkohen 6 vite e 8 muaj.

Stela Gugallja: 7 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkohen 4 vite e 8 muaj.

Klodian Zoto: 10 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, kërkohen 6 vite e 8 muaj.

PRETENCA E SPAK DHE PRETENDIMET E PROKURORËVE TË ÇËSHTJES:

Prokurori i SPAK, Arben Kraja, i tha gjykatës se ish-ministri Koka ka dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, në kontratën koncesionare të inceneratorit të Elbasanit, duke favorizuar shoqërinë “AlbtekEnergy”. Sipas SPAK, biznesmenët Mërtiri e Zoto kanë qenë në kontakt të vijueshëm me Alqi Bllakon dhe Etleva Kondin, e cila gjykohet e veçuar.

Po sipas SPAK, Koka ka përfituar një ryshfet prej gati 308 milionë lekë të rinj, përmes një skeme fiktive pjesë e së cilës janë bërë biznesmenët Gugallja, Zoto e Mërtiri. Lëvrimi i parave nga buxheti i shtetit, u bë përmes pagesave të disa shoqërive përpunime të pakryera në incenerator, por të bëra vetëm në letra.

Pretenca nuk u mirëprit nga avokatët mbrojtës. “Që kjo është një çështje politike, aspak ligjore. Prandaj ka shkuar deri në këtë pikë, duke katërfishuar masat e dënimit”, tha avokati Saimir Vishaj.

Në pretencë, SPAK kërkoi edhe mbylljen e NIPT-it për shoqëritë “Albtek Energy” dhe “Integratet Technology Servises”, si edhe konfiskimin e pasurive të luajtshme e të paluajtshme të tyre, konfiskimin e pasurive të 4shoqërive të tjerë, mes të cilave 8 apartamente, si edhe 88% të aksioneve të Lefter Kokës në një kantinë pijesh alkoolike. Konkluzionet e mbrojtjes do të dëgjohen nga gjykata në 1 qershor.

/a.r

Next Post
Raketat ruse goditën Poloninë/ Stoltenberg: Faktet të vërtetohen! NATO po e monitoron situatën

E konfirmon Stoltenberg: 700 trupa të NATO-s janë rrugës për në Kosovë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrezik për sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon Qeveria: Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese

Rrezik për sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon Qeveria: Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In