• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shtyhet pa afat vendimi për dënimin e Trump për çështjen e ngritur ndaj tij në Nju Jork

by S T
22/11/2024 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykatësi Juan M. Merchan konfirmoi se nuk do të jepet këtë muaj dënimi për Presidentin e zgjedhur Donald Trump, lidhur me akuzat e për falsifikim të të dhënave të biznesit.

Eshtë bërë e qartë që nga dita e zgjedhjeve se dhënia e masës së dënimit e caktuar për në 26 nëntor, nuk do të kryhej siç ishte planifikuar. Në vendimin e dhënë të premten gjykatësi Merchan nuk caktoi një datë tjetër për dhënien e dënimit.

Në vend të datës, ai caktoi një afat që hetuesit dhe avokatët të vënë në dispozicion propozimet e tyre se si mund të vazhdohet më tej. Ai kërkoi që të dyja palët të depozitojnë propozimet në dy javët e ardhshme se si mund të vijohet nën dritën e rikthimit të pritshëm në krye të Shtëpisë së Bardhë të zotit Donald Trump.

Avokatët e zotit Trump kërkojnë pushimin e menjëhershëm të çështjes. Ndryshe, sipas tyre, do të ndërhynte në tranzicionin dhe detyrat e tij presidenciale.

Prokurorët janë treguar disi të hapur për shtyrjen e dhënies së dënimit deri pas mandatit të tij të dytë, por nuk duan pushimin e çështjes.

Prokurori i qarkut të Manhatanit Alvin Bragg, një demokrat, tha se zgjidhja duhet të sigurojë një balancë mes detyrimeve Presidenciale dhe faktit që verdikti i juries është “i shenjtë”

Zyra e Prokurori Bragg nuk pranoi të komentonte mbi vendimin e dhënë të premten nga gjykatësi Merhchan.

Zëdhënësi i zotit Trump dhe drejtori i ardhshëm i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Steven Cheung e përshëndeti vendimin duke e cilësuar si “një fitore vendimtare” për zotin Trump.

Në muajin maj, zoti Trump u shpall fajtor për 34 akuza në lidhje me falsifikimin e të dhënave të biznesit, me qëllim fshehjen e një pagese prej 130 mijë dollarësh për të siguruar heshtjen e aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels, pak përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Zonja Daniels thotë se pati një marrëdhënie seksuale me zotin Trump, në 2006. Zoti Trump ka mohuar të ketë patur raporte intime me të dhe i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. /VOA

Next Post
Putin tjetër mesazh kërcënues: Rusia do të vazhdojë të testojë raketën e re balistike !

Putin tjetër mesazh kërcënues: Rusia do të vazhdojë të testojë raketën e re balistike !

Comments 1

  1. M.B . says:
    1 year ago

    Znj.i ka ngrene vete se ka menduar ti mori noi lek Trampit ti rruajnebishtin Atij Presidentit te botes .U mundua edhe lideri global Shqipetar por tani do marre pasojat politike per mendimin idiot qe shprehu hajduti klasik.

    Reply

Leave a Reply to M.B . Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In