• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtyhet hyrja me pagesë në Shengen, BE nuk është gati për sistemin e ETIAS

by A R
22/09/2023 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian ka shtyrë edhe një herë datën e zbatimit të Sistemit Evropian të Udhëtimit kundrejt pagesës i quajtur (ETIAS).

Nga zyrtarët evropiane ishte pretenduar se ETIAS do të bëhej funksional nga mesi i vitit 2024, por tani BE-ja ka konfirmuar se data e hyrjes në zbatim është riplanifikuar në Maj 2025 me mundësi shtyrje të mëtejshme.

Kjo skemë është e ngjashme me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku udhëtarët para mbërritjes në tokën amerikane plotësojnë ESTA.

Ky është një sistem i sigurisë kufitare të BE-së, një sistem i automatizuar që, në të ardhmen, do të regjistrojë udhëtarët nga vendet e botës së tretë ndër ta edhe nga Shqipëria sa herë që kalojnë një kufi të jashtëm të BE-së. Çdo shtetas nga vendi yne dhe shtete të tjera jashte BE-së do të mund ta bëje aplikimin online aplikim që do të jetë i vlefshëm për 3 vjet kundrejt pagesës së një shume prej 7 Euro-sh.

Në këtë aplikim online ata që duan të udhëtojnë drejt zonës Shengen duhet që të vendosin para nisjes të dhënat e tyre biometrike dhe në pak minuta ju vjen përgjigja në adresën e tyre e-mail.

Shtyrja e hyrjes në zbatim e sistemit ETIAS është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme franceze pa specifikuar një periudhë më të saktë se kur duhet të ndodhë kjo.

/a.r

Next Post
Sali Berisha: Enver Hoxha ia fali Kosovën Titos, por unë isha demokrat që atëherë! Kisha vizion dhe…

PD, partia që ka zbuluar më shumë armiq të brendshëm, edhe se vetë Enver Hoxha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com