• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtyhet afati për regjistrimin në zgjedhje, edhe 19 ditë kohë për dialog

by Java News
09/04/2017 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste do të kenë edhe 19 ditë kohë për të gjetur rrugën e dialogut, me qëllim zgjidhjen e ngërçit politik, për rikthimin e opozitës në Kuvend dhe pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet parlamentare. Ditën e hënë skadon afati për regjistrimin e partive politike në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit, por, pavarësisht parashikimeve në Kodin Zgjedhor, Partisë Demokratike do t’i lihet një hapësirë kohore deri në 29 prill për t’u regjistruar, kohë e cila mund të shfrytëzohet nga palët për të gjetur gjuhën e përbashkët.

Pika 1 e nenit 64 të Kodit Zgjedhor parashikon që, çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Referuar dekretimit të datës së zgjedhjeve (18 Qershor), ky afat përfundon në datën 10 prill. Por, kur na ndajnë edhe disa orë nga përfundimi i këtij afati, 24 parti opozitare kanë refuzuar të regjistrohen në zgjedhje, si formë presioni ndaj shumicës në pushtet, për të pranuar krijimin e një qeverie teknike. Megjithatë, Shqiptarja.com ka mësuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vullnetin e mirë për t’i regjistruar partitë opozitare në zgjedhje edhe përtej datës 10 prill. Kjo frymë pozitive dominon tek të gjithë anëtarët e KQZ.

Kryetari i KQZ  
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba u shpreh për Shqiptarja.com se, në një situatë të tillë, vota e tij do të jetë pro regjistrimit të subjekteve zgjedhore, edhe përtej këtij afati. Por, Biba shtoi se edhe ky afat ka një limit, që është data 29 prill, kur KQZ duhet të printojë fletët e votimit. Ku afat përkon me depozitimin e listave të kandidatëve. “Vota ime do të jetë pro regjistrimit të cilësdo partie edhe përtej afatit. Natyrisht, jo përtej çfarëdolloj afati. Ky i datës 10 është thjeshtë sugjerues nga sugjerues nga Kodi.

Në praktikën e së drejtës, afatet, si në të drejtën civile, penale apo administrative, janë afate penalizuese apo sugjeruese. Sugjerojnë që kjo gjë është mirë të bëhet brenda këtij afati, por që nuk parashikojnë ndonjë penalit nëse kjo gjë nuk ndodh. Unë po flas vetëm për votën time. Nuk e di se si do të votojnë kolegët. Por, kjo gjë nuk mund të shkojë pa fund, pasi në momentin, që është data 29 prill, që do të depozitohen listat e kandidatëve dhe që ne duhet të nisim urgjentisht në atë moment printimin e fletëve të votimit, nëse fletët e votimit do të jenë printuar, natyrisht nuk ka më kuptim se çfarë të regjistrosh”, tha kreu i KQZ, Denar Biba. /shqiptarja.com

c.a

Next Post
Kush është 25-vjeçari që u vetëvra me armën e komisar Cukut pas 11 orësh në polici

Kush është 25-vjeçari që u vetëvra me armën e komisar Cukut pas 11 orësh në polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com