• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtyhen tre interpelanca! “Kush e frenoi Porto Romanon?”, Karakaçi replika me Kaprin: Baza e NATO-s ambicie, ndaj e ndryshuam projektin

by A R
16/04/2026 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtyhet një tjetër interpelancë! Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi se interpelanca e kërkuar nga deputetët e partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri me zv.kryeministren Albana Koçiu, do të zhvillohen “në një seancë të mëvonshme”

Deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri, gjatë një interpelance me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, kërkoi më shumë transparencë për projektet e Korridori VIII dhe Porto Romano.

Kapri ngriti shqetësime mbi mungesën e sqarimeve për largimin e kompanive të huaja dhe pretendimet për ndërhyrje të faktorëve të jashtëm në këtë projekt strategjik.

Ai theksoi rëndësinë ekonomike dhe të sigurisë që mbart Korridori VIII për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si një nga investimet më të rëndësishme për integrimin europian të vendit. Deputeti kërkoi përgjigje konkrete mbi kostot, procesin dhe ndikimet e mundshme të jashtme në realizimin e projektit.

 “Më bëri përshtypje qetësia juaj olimpike, ku gjithçka që ju sapo folët po hetohet nga drejtësia. Korridori i VIII është projekti më i madh ekonomik i botës shqiptare. Përfundimisht ky korridori e fut Shqipërinë në ekonominë europiane. Korridori i VIII i rrit sigurinë shqiptare. Çështja është që duket e pabesueshme që ju flisni për një port 3 herë më të madh, kurse në projekt kostoja ishte më e vogël.

Ju përmendët që është bërë studimi me kompani të huaja, por nuk dhatë shpjegime pse ikën kompanitë e mëdha. Çështja është që ju nuk dhatë një sqarim tjetër që lidhet me pjesën e sigurisë, të cilën e ka bërë çështje kryeministri, ku tha që kemi pasur ndërhyrje të huaja që nuk e duan portin, por ne do e bëjmë. Ne duam një transparencë se kush ka qenë këto vende të huaja. Ju jo vetëm që nuk e merrni seriozisht. Shqiptarët humbën 8 milionë uro, diçka është luajtur.

Projektin nuk e keni bërë transparente. Ky është një sinjal nga aleatët tanë që na thonë thirrini mendjes. Na sqaroni kush janë këto forcat e huaja që po ndërhyjnë në Shqipëri, për të ndaluar këtë projekt të madh. Nuk ka projekt më të rëndësishëm se sa korridori VIII”, tha Erald Kapri.

Në seancën plenare që vijon, ministri i Energjisë dhe Intrastrukturës Enea Karakaçi, i ktheu përgjigje deputetit Erald Kapri, se pse është amenduar projekti fillestar për portin e ri në Porto romano.

“Pse është amenduar më vonë, për të patur nevojën e projektimit të hapësirës së dedikuar për forcën detare ushtarake të NATO-s. Ju me të drejtë shqetësoheni për NATO-n, por ka qenë qëllimi, vizioni dhe objektivi i qeverisë shqiptare që të kishte një bazë detare të NATO-s dhe prandaj ka bërë një amendim të projektit.”, tha Karakaçi.

Karakaçi foli gjithashtu më në detaje për projektin në Porto Romano.

“Porti aktual është e pamundur të zgjerohet përtej kufijve ekzistues. Porti i ri është projekt i mirëmenduar, i hartuar me ekspertizë ndërkombëtare. Kapaciteti i portit është për të menaxhuar maksimumi 200 mijë kontejner, jemi në kufirin maksimal. Porti i ri ka kapacitet 600 mijë deri në 1 milionë kontejnerë.”, tha ai.

Në të njëjtën seancë, ku ishin parashikuar katër interpelanca, tre prej tyre u shtynë. Interpelanca me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, u shty për mungesë të tij. Ajo me zv/kryeministren Albana Koçiu u shty me mirëkuptim. Ndërsa interpelanca tjetër u shty për shkak të angazhimeve zyrtare të ministres përkatëse.

Next Post
Plagosi rëndë shtetasin, arrestohet pas tre vitesh 22-vjeçari në Shëngjin

Plagosi rëndë shtetasin, arrestohet pas tre vitesh 22-vjeçari në Shëngjin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Kosovë! Shpërthen bombola e gazit, humbin jetën babai me dy fëmijët

Tragjedi në Kosovë! Shpërthen bombola e gazit, humbin jetën babai me dy fëmijët

April 16, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Jakova” në zonën e Bregut të Lumit, Ristani: Gati për të mirëpritur 500 fëmijë

Transformohet shkolla “Kolë Jakova” në zonën e Bregut të Lumit, Ristani: Gati për të mirëpritur 500 fëmijë

April 16, 2026
Papa kritika ndaj udhëheqësve që “investojnë në luftë”: Bota u shkatërrua nga një grusht tiranësh

Papa kritika ndaj udhëheqësve që “investojnë në luftë”: Bota u shkatërrua nga një grusht tiranësh

April 16, 2026
“Duke përsëritur mësimet”! Rama reagon nga Roma, në prag të takimit me Melonin

“Duke përsëritur mësimet”! Rama reagon nga Roma, në prag të takimit me Melonin

April 16, 2026
“Tërbim ekonomik”, SHBA-të nisin sanksionet e reja që synojnë regjimin iranian dhe Hezbollahun

“Tërbim ekonomik”, SHBA-të nisin sanksionet e reja që synojnë regjimin iranian dhe Hezbollahun

April 16, 2026
Tensione në Parlament, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz

Berisha: Call Center-at që grabisin pensionistët në Europë mbrohen nga shteti, shefat e komisariateve marrin nga 5 mijë euro

April 16, 2026
“Europa ka edhe 6 javë karburant për avionët”, paralajmërim për anulime fluturimesh

“Europa ka edhe 6 javë karburant për avionët”, paralajmërim për anulime fluturimesh

April 16, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Domatja u shit 6-fish më shumë seç u importua”, Braçe: Të ndalet abuzimi me çmimet e fruta-preimeve

April 16, 2026
Adresa fiktive në QKB dhe pseudonime, Prokuroria zbardh skemën e call center-ave! Si u zhvatën 50 mln euro në BE

Adresa fiktive në QKB dhe pseudonime, Prokuroria zbardh skemën e call center-ave! Si u zhvatën 50 mln euro në BE

April 16, 2026
Qemal Minxhozi: Pa stabilitet politik, Kosova rrezikon shumë

Qemal Minxhozi: Pa stabilitet politik, Kosova rrezikon shumë

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In