• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtyhen investimet strategjike, socialistët vendosin që ligji të jetë në fuqi deri në vitin 2027

by A R
20/02/2024 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I nisur si një masë e përkohshme, ligji për investimet strategjike duket se po kthehet në një vendim afatgjatë. Nismëtari, deputeti Eduart Shalsi i kërkoi sot Komisionit të Ekonomisë zgjatjen e afatit deri dhjetor 2027, me argumentin se duhet të garantohet vijueshmëria e procesit.

“Masa është e domosdoshme, e ritheksoj për të garantuar vijueshmërinë e procesit. Interesi i subjekteve vijon të jetë i lartë. Në total janë 88 projekte, 40 kanë përfituar statusin e investitorit strategji, 14 janë refuzuar si dhe 34 janë në proces shqyrtimi”, tha Shalsi.

Përveç zgjatjes së afatit, ligji parashikon edhe rritjen e vlerës së investimit, i cili do të nisë nga një minimum prej 50 mln euro si dhe një monitorim më të madh të kontratës.

“Nëse ka një ligj, që s’ka asnjë të dhënë është pikërisht ligji i investimeve strategjike. Askush se di sa vende pune janë hapur. Unë kam bërë përpjekje titanike për të mësuar më shumë, por ka qenë e pamundur. Vetëm 3 investitor të huaj rezultojnë në këto investime. Ky është ligji me më pak transparencë dhe unë e shoh se do të lidhet me ligjin e zonave të mbrojtura”, tha Jorida Tabaku, deputete e PD.

Por edhe brenda mazhorancës ka pikëpyetje mbi këtë ligj, i cili ka nevojë për më shumë transparencë.

“Përveç minimumit të investimit duhet të saktësohet edhe origjina e kompanive përfituese në off shore. Kjo nuk duhet të lihet mënjanë. Duhet vendosur si kush për të ofruar transparence”, tha Erjon Braçe.

Ligji në fjalë është një ndër më të rëndësishmit, pasi qeveria u ka dhënë sipërfaqe toke në zona të preferuara investitorëve në këmbim të zhvillimit si dhe duke ofruar disa lehtësi fiskale. Ky ligj u miratua në 2015. Afati i fundit i tij ishte 31 dhjetori 2023. Por tashmë do të jetë në fuqi deri në 2027.

/a.r

Next Post
Bie nga kati i pestë, ndërron jetë 56-vjeçari në Fier

Bie nga kati i pestë, ndërron jetë 56-vjeçari në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Snoop Dog: Kam mundësinë ta rikthej në jetë nënën dhe vëllain tim

Snoop Dog: Kam mundësinë ta rikthej në jetë nënën dhe vëllain tim

September 21, 2026
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

Bashkëpunimi me FBI-në/ Braho: Ka ndihmuar punën e SPAK; Çela: Po ndryshojmë strategjitë në luftën ndaj krimit

September 21, 2026
Inteligjenca europiane paralajmëron: Rusia mund të testojë NATO-n brenda muajsh

Inteligjenca europiane paralajmëron: Rusia mund të testojë NATO-n brenda muajsh

September 21, 2026
Thaçi nuk është Mladić

Thaçi nuk është Mladić

September 21, 2026
Kurti në SHBA: Aktgjykimi i Speciales përmban pasaktësi faktike e gabime ligjore

Kurti në SHBA: Aktgjykimi i Speciales përmban pasaktësi faktike e gabime ligjore

September 21, 2026
“Drejtësi për Egli Progën”, motra e tij fton qytetarët në marshim: Stop kriminelëve!

Pas dy vitesh hetime, çështja për vrasjen e Egli Progës dërgohet për gjykim

September 21, 2026
Kryeministri i Katarit: Lufta SHBA-Izrael ndaj Iranit shkaktoi ‘tërmet’ në rajon

Kryeministri i Katarit: Lufta SHBA-Izrael ndaj Iranit shkaktoi ‘tërmet’ në rajon

September 21, 2026
VIDEO / Përfundon Loti 2 i aksit Elbasan–Papër, Rama publikon pamjet

VIDEO / Përfundon Loti 2 i aksit Elbasan–Papër, Rama publikon pamjet

September 21, 2026
Pse vendet e BE po përplasen për projektligjin për akoolin

Pse vendet e BE po përplasen për projektligjin për akoolin

September 21, 2026
Punësimi në shtet rritet sërish për tremujorin e dytë, mbi 186 mijë kontribuues

Punësimi në shtet rritet sërish për tremujorin e dytë, mbi 186 mijë kontribuues

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com