• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtrohet rruga në Kombinat, Veliaj: Mbajtëm premtimine fushatës

by A R
18/05/2016 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vëmendje të Bashkisë së Tiranës nuk është vetëm qendra e qytetit, por edhe periferia e tij. Një nga zonat në urbanizim, ajo e Kombinatit në Njësinë Administrative Nr. 6, ka tashmë një rrugë të re. Bashkia e Tiranës ka përfunduar punimet për ndërtimin e rrugës “Piro Goda”, e cila do t’i shërbejë një komuniteti të madh banorësh, kryesisht të ardhur pas viteve ‘90. Rruga e riparuar u inspektua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili një vit më parë, gjatë fushatës zgjedhore, ua premtoi banorëve të zonës ndërtimin e saj.

“Siç e dëgjuam edhe nga banorët, kishte dyshime nëse do të vazhdohej tradita ku premtohej në fushatë dhe fjala s’mbahej asnjëherë. Ndaj, jam shumë krenar që e kemi mbajtur fjalën dhe ende pa u mbushur një vit nga dita kur qytetarët votuan për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur, e kemi çuar këtë rrugë në drejtimin e duhur”, tha kryebashkiaku Veliaj. Sipas tij, investimi në këtë rrugë, ashtu si edhe në shumë zona të tjera të Tiranës, i jep vlerë gjithë lagjes duke ofruar standarde urbane.

“Më  vjen mirë që premtimet e qeverisë qendrore për legalizim, po mbështeten nga premtimet e mbajtura të qeverisë lokale për urbanizim. Kjo është vlera reale që kanë sot këto banesa, kanë ulur muret, jo për t’u ruajtur nga njeri – tjetri me hendeqe, mure e pengesa, por të kemi mundësi që kjo lagje, nga një lagje me shtëpi në legalizim, sot është një lagje vilash. Kjo arrihet vetëm me urbanizimin e zonës, ulen muret dhe qytetarët kanë një hapësirë komunitare për të shkëmbyer me njëri-tjetrin”, shtoi Veliaj. Më tej, kryebashkiaku shtoi se Bashkia e Tiranës ka parashikuar edhe një sërë investimesh të tjera në këtë njësi, duke filluar nga rrugët, institucionet sociale etj.

“Besoj se brenda këtij viti, do të mbarojmë të gjitha kopshtet që kemi nisur, ku do të preken edhe kopshtet e Kombinatit, do të përfundojmë edhe investimet e tjera për të urbanizuar zonën dhe investimet e radhës në Kombinat do të jenë: rehabilitimi i rrugës nga Kombinati Ushqimor deri në Sharrë dhe rehabilitimi i varrezave të Sharrës. Gjithashtu, do të bëjmë edhe disa ndërhyrje në zonën e Kombinatit, edhe për disa sheshe, kënde lojërash, duke mbajtur që në vitin e parë një pjesë të madhe të premtimeve që edhe unë dhe deputeti i zonës, Saimir Tahiri, bëmë një vit më parë”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se vetëm në vitin e parë kanë përfunduar mbi 20 investime të kësaj natyre në lagje, si dhe 10 rrugë kryesore që lidhin arterie në zona të ndryshme të Tiranës. Rruga “Piro Goda” është një rrugë me gjatësi totale 419 ml, e cila është e kufizuar në veri nga rruga “Konferenca e Pezës” dhe në jug me rrugën “Luan Zelka”. Rruga ka trotuar, si dhe janë kryer të gjitha punimet e tjera përfshirë kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza, si dhe ndriçimi. Ndërkohë, ky investim është shoqëruar edhe me mirëkuptimin e banorëve të zonës për të ulur muret e larta rrethuese të betonit. (javanews.al / r.a)

Next Post

Fleckenstein: Raforma në drejtësi mund të miratohet javën e ardhshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com