• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtrohet në spital, i fejuari bëhet xheloz për njerëzit e pacientes tjetër në dhomë dhe jo për shëndetin e saj

by A R
18/04/2021 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Ornela e cila ka rrëfyer historinë e saj, ku fillon me njohjen e ish-bashkëshortit të saj.

E ka njohur në një festë familjare në një fshat të Mokrës, më pas kanë vazhduar njohjen e tyre, ai i kishte treguar se jetonte në shtëpi me prindërit dhe dy vëllezërit, por kur shkoi tek shtëpia e tij për të njohur familjen, ajo pa dhe një vajzë që erdhi e përqafoi, nga vjehrri kuptoi se ajo ishte motra e ish-bashkëshorti e cila vuante nga problemet mendore dhe ai nuk i kishte treguar të vërtetën.

Sipas Ornelës kjo gjë nuk do ndryshonte asgjë gjë edhe nëse ai do ishte treguar i sinqertë dhe i do i tregonte të vërtetën. Ajo tregon se qëndruan dy vite të fejuar, ndërkohë që ai ishte në emigracion. Ndodh që Ornela të kishte probleme shëndetësore, ku i duhej të kryente një ndërhyrje dhe u shtrua në spital, bashkëshorti kthehet nga emigracioni dhe shkon në spital në Pogradec. Ai më mërzitet jo për faktin se ishte e sëmurë ajo, por ishte xheloz sepse në dhomë me të ishte dhe një paciente tjetër, ku hynin dhe dilnin të afërmit e saj. Ai nuk dëshironte që ata ta shihnin gruan e tij, kështu vendosi që ta largojë nga ajo dhomë pa lejen e doktorit dhe e vendosi në një dhomë më vete që vetëm ai mund të hynte.

Ornela: Pasi dola nga spitali, më merr me makinë së bashku me shokun e tij dhe më çon tek shtëpia e tij.

Ardit Gjebrea: Por ndërkohë që ju ishit të fejuar, nuk ishit të martuar?

Ornela: Ishim të fejuar. Më dërgon në shtëpinë e tij, por unë gjatë rrugës i thoja të çojë në shtëpi sepse nuk jam mirë. Më tha që do rrimë sonte në shtëpinë time dhe do të të dërgoj nesër në mëngjes tek prindërit. Doli dhe kur erdhi përsëri në shtëpi, ishte shumë i mërzitur, në fytyrën e tij shikoja një urrejtje, harrova që kisha dhimbjen e ndërhyrjes dhe thashë çfarë po ndodh. Unë i thashë që kisha nevojë të rrije ti këtu, ike dhe më le vetëm, u ngrit dhe tha atë e di unë, e ka hedhur bidonin që kishte në dorë, e përplasi pas murit dhe u ngrit të më godasë mua. Kam thërritur në atë moment. Në dhomën përballë rrinte vjehrri dhe vjehrra, vijnë ata, vjehrra më merr mua, kurse vjehrri i thotë pse bën kështu, çfarë po ndodh? Atë natë më ka mbajtur në kuzhinë ku ka fjetur vetë vjehrra, atë e qetësuan e vunë në gjumë, unë gjithë natën nuk kam fjetur, përveç dhimbjes së plagës, rrija mendoja, një herë nuk tregoi për motrën e vetë, jo i sinqertë me mua, tani dhuna.

Ardit Gjebrea: Nuk more një vendim?

Ornela: Mora, që ne ta ndërprisnim këtë lidhje. Atë ditë që më dërgoi në mëngjes i kam thënë vetëm dy fjalë, do jetë e fundit kjo pas asaj që bëre. Ai u ngrit iku dhe nuk ktheu përgjigje.

Ardit Gjebrea: Çfarë të ktheu tek ai?

Ornela: Ai shkoi në shtëpinë e vetë, u mendua, kishte shkruar një letër që ishe penduar, sikur ishte ndjerë fajtor dhe nuk do ndodhte më, ajo dhunë do ishte e fundit dhe ishte i bindur që unë do i jepja një shans të dytë dhe ia dhashë. Ai ishte në emigracion, qëndroi 6 muaj andej, bëmë dasmën, e mbas dasme ngelem shtatzënë. Unë e kisha me probleme shtatzëninë dhe nuk e kuptoja pse ndiheshe keq ai, sepse po vuaja nga dhimbjet, apo nuk e di. Në disa momente shprehte ofendime, gjëra, si do e shtyj unë kështu në këtë gjendje që je ti. Nuk e di çfarë mendonte ai dhe vendosi të ikte në Greqi. I thashë të lutem mos rri shumë, të paktën të vish kur të lind unë. Linda një vajzë dhe ai nuk erdhi sepse gjente pretekst se jam pa dokumente, të rri të punoj për një të ardhme të mirë, për një shtëpi tonën, për të bërë një jetë më të mirë, do të të bëj dokumentet dhe ty sepse ne kishim dhe dy pronarët e tij që e kishin pagëzuar.

Ardit Gjebrea: Ai të premtoi që do pagëzoheshit të dy, ndërkohë që u pagëzua vetëm ai dhe gënjeu për ty duke thënë që kjo është e pagëzuar, pse e bëri këtë gjë?

Ornela: Nga xhelozia sepse nuk donte që të pagëzohesha dhe të kishte të afërmit e tij atje në atë moment që do bëhej pagëzimi dhe i tha priftit që është pagëzuar në qytetin e Prrenjasit.

Ajo vendosi që të largohej nga ai dhe të shkonte në shtëpinë e prindërve, por sërish u rikthye tek ai me shpresën që çdo gjë do rregullohet.

Next Post
Basha i sigurtë, flet si kryeministër: Edi Rama po përpiqet të hyjë në qeverinë tonë

Basha i sigurtë, flet si kryeministër: Edi Rama po përpiqet të hyjë në qeverinë tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In