Papa Françesku është shtruar mëngjesin e sotëm në spitalin Policlinico Agostino Gemelli. Sipas mediave italiane ai është shtruar për të vijuar trajtimin për bronkitin në një mjedis spitalor.
““Këtë mëngjes, në fund të audiencës, Papa Françesku është pranuar në Policlinico Agostino Gemelli për disa analiza të nevojshme diagnostike dhe për të vazhduar trajtimin për bronkitin që po zhvillohet aktualisht në një mjedis spitalor”, njofton Zyra e Shtypit e Vatikanit.
Vendimi për shtrimin në spital erdhi pas një mëngjesi pune dhe seancash në Casa Santa Marta. Analizat e para duhet të kryhen brenda orëve të para të shtrimit në spital. Papa duhet të shtrohet në katin e dhjetë siç ka ndodhur në rastet e mëparshme.