• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtrëngohet laku i vetting-ut, gjyqtarët nën filtrim tentojnë largimin e parave jashtë vendit

by Java News
13/07/2017 07:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa laku i Vetingut po ngushtohet, institucionet ligjzbatuese shqiptare kanë shtuar vigjilencën dhe kontrollet pas sinjalizimeve se disa gjyqtarë dhe prokurorë po tentojnë të nxjerrin jashtë Shqipërisë parë e pajustifikuara, me qëllim për t’i shpëtuar skanerit të trefishtë të kontrollit.

Shqiptarja.com ka mësuar se Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, struktura të posaçme të Policisë së Shtetit dhe segmente të shërbimeve informative po vëzhgojnë gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar, të dyshuar si të përfshirë në praktika korruptive ndër vite, për të parandaluar çdo tentativë të mundshme, për fshehjen e parave të korrupsionit jashtë vendit.

Gatishmëria e institucioneve në fjalë mësohet se ka ardhur pas sinjalizimeve për disa lëvizje të dyshimta të njerëzve të drejtësisë, të cilët po lëvizin çdo gurë në prapaskenë për shpëtuar paratë e paligjshme nga lupa e Vetingut dhe sekuestrimi. Informacionet kanë ardhur nga faktorë të brendshëm, por edhe nga shërbimet partnere të vendeve që janë investuar si asnjëherë më parë për shembjen e sistemit aktual të drejtësisë, përmes zbatimit të ligjit të Vetingut, duket larguar prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar.

Sipas burimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave është fokusuar tek transaksionet bankare të subjekteve nën vëzhgim, ndërsa policia dhe shërbimet inteligjente, po vëzhgojnë lëvizjet e tyre në terren, për të parandaluar largimin e parave nga Shqipëria në rrugë jo bankare, pra me çanta, me anë të njerëzve të besuar.

ILDKP
Në të njëjtën kohë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka nisur verifikimin e ligjshmërisë së pasurive për njerëzit më të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë, me të cilët do ta startojë procesi i Vetingut.

Në bazë të konstatimeve, ILDKP do të hartojë një raport për secilin gjyqtar dhe prokuror. Raporti do të vihet në dispozicion të organeve të Vetingut, por edhe të vëzhguesve ndërkombëtarë, të cilët kanë kompetenca për të mbledhur fakte dhe prova. Faktori ndërkombëtar ka pritshmëri të mëdha sa i takon efekteve të zbatimit të ligjit të Vetingut në sistemin gjyqësor. Ndërkombëtarët presin që rreth 400 gjyqtarë dhe prokurorë të mos i shpëtojnë skanerit të trefishtë të Vetingut për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësisë profesionale.

Lëvizja e gjyqtarëve
Nga ana e tyre, armata e gjyqtarëve, po operon në dy drejtime për t’i shpëtuar veprimit të ligjit të Vetingut. Në një kohë kur Parlamenti miratoi anëtarët e organeve të Vetingut, dy shoqata të gjyqtarëve ankimuan në fshehtësi në Gjykatën Kushtetuese disa nene të rëndësishme të ligjit të Vetingut, me qëllim për të ndaluar daljen e dëshmitarëve kundër tyre si dhe për të goditur procesin e kontrollit të lidhjeve me krimin.

Ndonëse ligji është konfirmuar nga institucioni më autoritar në Evropë, Komisioni i Venecias si dhe nga Gjykata Kushtetuese, kjo e fundit ende nuk ka marrë një vendim për animimin e radhës. Së dyti, gjyqtarët dhe prokurorët po tentojnë që të justifikojnë pasuritë e deklaruara ndër vite me kontrata, huadhënie, huamarrje, kredi bankare etj., dokumentacion i cili do të verifikohet imtësisht.

Ja çfarë do ndodhë me 800 gjyqtarët dhe prokurorët

Prej disa ditësh, rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë janë nën hetim dhe de fakto të shkarkuar. Për t’u bërë pjesë e drejtësisë së re, ata duhet të kalojnë kontrollin për pasuritë, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar dhe Shkolla e Magjistraturës do të përgatisin dosjet për çdo gjyqtar dhe prokuror për ligjshmërinë e pasurisë, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale.

Çdo dosje respektive do të përmbajë edhe rekomandimin e institucionit për gjyqtarin apo prokurorin. Ndërkaq, procesi i rivlerësimit fillon menjëherë. Anëtarët e Komisionit, gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit dhe vëzhguesit ndërkombëtarë hetojnë dhe vlerësojnë të gjitha faktet dhe rrethanat e nevojshme për procedurën e rivlerësimit.

Kur çështja është gati për t’u shqyrtuar, institucionet e rivlerësimit vendosin brenda një afati sa më të shpejtë të mundshëm. Çështjet për rivlerësimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe për Prokurorin e Përgjithshëm do të trajtohen me përparësi në kohë nga institucionet e rivlerësimit.

Vendimet e komisionit, shkarkimi i gjyqtarit

Në bazë të shqyrtimit dhe analizimit të provave, Komisioni i Vlerësimi, në përfundim të procesit mund të vendosë konfirmimin në detyrë të gjyqtarit apo prokurorit, pezullim nga detyra për një periudhë 1-vjeçare dhe shkarkimin nga detyra.

Shkarkimi nga detyra i gjyqtarit apo prokurorit jepet si masë nga komisioni kur rezulton se ka deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme gjatë vlerësimit të pasurisë, përfshirë edhe personat e lidhur me të. Kur rezulton me probleme serioze gjatë kontrollit të figurës, sepse ka kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar që bën të pamundur vazhdimin e detyrës.

Kur rezulton se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të figurës dhe pasurisë.

Kur rezulton si i papërshtatshëm nga vlerësimi i aftësive profesionale.

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Komisionit, nuk mund ta ushtrojnë detyrën, por mund të ankohen në Kolegjin e Apelimit. Pas shqyrtimit të çështjes, Kolegji i Apelimit vendos lënien në fuqi të vendimit të Komisionit, ndryshimin e vendimit të Komisionit ose prishjen e vendimit të Komisionit.

Vetingu, roli i ekspertëve të SHBA-BE 

Gjatë procesit të rivlerësimit, sidomos verifikimit të ligjshmërisë së pasurisë, një rol të rëndësishëm do të kenë ekspertët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, pjesë e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët do të emërohen nga ONM në radhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve të huaj, do të hetojnë dhe vlerësojnë të gjitha faktet dhe rrethanat e nevojshme për procedurën e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Gjithashtu, sipas nenit 45 pika 2 të ligjit të Vetingut, gjatë hetimit, vëzhguesi ndërkombëtar mund të kërkojnë informacion nga çdo subjekt i së drejtës publike. Ata kanë të drejtë të administrojnë dokumentet që vërtetojnë veprime, fakte, cilësi ose një situatë subjektive të nevojshme për realizimin e hetimit.

Ligji për Vetingun, në pikën 3 të nenit 33, parashikon gjithashtu që ILDKPKI-ja mundëson akses të plotë për vëzhguesit ndërkombëtarë, që të kërkojnë informacione, të konsultojnë, të kopjojnë dhe të hetojnë deklarimet e pasurive të paraqitura të prokurorëve dhe gjyqtarëve ose personat e lidhur me të, si dhe çdo dokumentet shoqërues. shqiptarja.com

ma.me

Next Post
Konfirmohet rritja e pensioneve, përfitojnë 635 mijë persona

Profesionet e lira, pensionistët do të paguajnë kontributet për sigurimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Specialja” kthehet nga pushimet, javën tjetër rifillon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Nis seanca në Hagë, të akuzuarit për pengim të drejtësisë deklarohen të pafajshëm

February 27, 2026
PROFIL/ Zëvendëson Pirro Vengun, kush është ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi?

PROFIL/ Zëvendëson Pirro Vengun, kush është ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi?

February 27, 2026
Rektori i Univeristetit Bujqësor: Programe të reja sipas modelit austriak, diploma të vlefshme edhe në Europë

SPAK lexon pretencën, sa vite burg kërkon prokurori për të pandehurit e Universitetit Bujqësor të Tiranës (EMRAT)

February 27, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Shoqëria Civile e qarkut Korçë paralajmëron protestë të hënën

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Shoqëria Civile e qarkut Korçë paralajmëron protestë të hënën

February 27, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

Tabaku: 90 familje në rrugë! “Made in Albania” po shuhet nga taksat dhe kriza ekonomike

February 27, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

February 27, 2026
Avokati: Thyerja e vizës për Britaninë sjell ndalim hyrjeje deri në 10 vite

Avokati: Thyerja e vizës për Britaninë sjell ndalim hyrjeje deri në 10 vite

February 27, 2026
“Durimit i erdhi fundi!”, Pakistani i shpall luftë Afganistanit, sulme e shpërthime me dhjetëra viktima

“Durimit i erdhi fundi!”, Pakistani i shpall luftë Afganistanit, sulme e shpërthime me dhjetëra viktima

February 27, 2026
Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri

Tragjike në Korinth! U qëllua me thikë nga greku gjatë një sherri, humb jetën i riu shqiptar

February 27, 2026
Pak orë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Rama mbledh sërish ministrat

Pak orë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Rama mbledh sërish ministrat

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In