Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka dorëzuar sot eurodeputetes gjermane Monika Holhmeier (Shtraus) dekoratën e “Flamurit Kombëtar” në nderim të babait të saj, ish-Kryeministrit të Bavarisë, Franz Joseph Shtraus.
Në statusin e tij Facebook, presidenti Meta shprehet se “Me shumë kënaqësi dhe mirënjohje të veçantë, në emër të popullit shqiptar i dorëzova sot eurodeputetes gjermane Monika Holhmeier (Shtraus) dekoratën e “Flamurit Kombëtar” në nderim të babait të saj, ish-Kryeministrit të Bavarisë, Franz Joseph Shtraus, liderit të CSU-së”. /b.d