• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtohet qarkullimi me vendet fqinje, Kapshtica dhe Qafë Thana përballojnë rritjen e lëvizjeve

by A R
05/08/2026 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me fillimin e muajit gusht ka nisur të rritet edhe fluksi i udhëtarëve në hyrje dhe dalje në pikat kufitare të qarkut të Korçës.

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, autoritetet kufitare po alternojnë sportelet në varësi të fluksit, për t’u shërbyer sa më mirë qytetarëve si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kapshticë janë regjistruar 5.252 hyrje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj, ndërsa 4.658 persona kanë dalë nga Shqipëria drejt Greqisë.

Sipas autoriteteve kufitare, fluksi aktual mbetet i përballueshëm dhe po menaxhohet pa probleme nga pala shqiptare dhe ajo greke. Megjithatë, në ditët në vijim pritet një rritje edhe më e madhe e lëvizjeve.

Fluksi i lartë lidhet kryesisht me emigrantët që kthehen nga vendet ku jetojnë dhe punojnë për të kaluar pushimet në Shqipëri, por edhe me qytetarët që zgjedhin të kalojnë disa ditë pushimesh në Greqi.

Fluks i shtuar udhëtarësh dhe mjetesh është regjistruar edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Gjatë 24 orëve të fundit, në këtë pikë kanë hyrë në vendin tonë 5.321 shtetas, ndërsa 4.799 të tjerë kanë dalë drejt Maqedonisë së Veriut.

Gjatë katër ditëve të para të muajit gusht, në Kapshticë janë përpunuar 37.781 shtetas në hyrje dhe dalje. Ndërkohë, në të njëjtën periudhë, në Qafë Thanë burimet zyrtare raportojnë 42.219 shtetas që kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo pikë e kalimit kufitar.

Next Post
Kreu i një kompanie ruse të dronëve plagoset rëndë në atentat me bombë në makinë

Kreu i një kompanie ruse të dronëve plagoset rëndë në atentat me bombë në makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy operacione në Tiranë dhe Krujë për armëmbajtje pa leje, arrestohen 2 persona

Dy operacione në Tiranë dhe Krujë për armëmbajtje pa leje, arrestohen 2 persona

September 24, 2026
Vendi përfshihet nga reshjet e shiut dhe era e fortë, ulet ndjeshëm temperatura

“Mesnata sjell rrebeshe shiu në vend”, zbuloni zonat që do të preken

September 24, 2026
Takimi i Bordit të Paqes në Nju Jork / Hoxha: Shqipëria kontribut në përputhje me planin 20-pikësh të Trump

Takimi i Bordit të Paqes në Nju Jork / Hoxha: Shqipëria kontribut në përputhje me planin 20-pikësh të Trump

September 24, 2026
Bankat fshinë 5 miliardë lekë kredi në gjysmën e parë të vitit

Bankat fshinë 5 miliardë lekë kredi në gjysmën e parë të vitit

September 24, 2026
Presidenti sirian thumbon Trumpin: Pse nuk ia jepni New Yerseyn izraelitëve?

Presidenti sirian thumbon Trumpin: Pse nuk ia jepni New Yerseyn izraelitëve?

September 24, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe shtim gradual vranësirash, pasditja me reshje shiu

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

September 24, 2026
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, nga angazhimi i FA në Gaza te dy interpelancat urgjente

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, nga angazhimi i FA në Gaza te dy interpelancat urgjente

September 24, 2026
CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

CIA jep alarmin: Rusia po përgatit sulme me dronë ndaj Italisë, Spanjës dhe Francës

September 24, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Nuk u mbijetoi plagëve nga goditja me thikë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

September 24, 2026
Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com