• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shtohet paraja cash! Qytetarëve e biznesit nuk i leverdis ‘kursimi’ me interesa të ulëta

by S T
17/02/2025 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më pak kursime sepse përfitimi është minimal nëse lekët mbyllen në bankë si ‘depozitë’. Banka e Shqipërisë thotë se ritmi i depozitave është ulur gjatë fundit të vitit 2024, për shkak të rënies së normave të interesit, e shkaktuar nga ulja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit të shkuar, si vendim për t’ju përgjigjur tkurrjes së inflacionit.

Vlera e depozitave nga qytetarët dhe bizneset deri në fund të vitit 2024 arriti në 13.6 miliardë euro, afro 570 milionë euro më shumë se në vitin 2023, por përfitimi i qytetarëve nga këto kursime është në rënie për shkak të uljes së interesave.

“Interesi mesatar i depozitave në Lek rezultoi 1.9%, nga 2.0% dhe 2.2% që ishte përkatësisht në tremujorin e tretë dhe të dytë të vitit. Në mënyrë të ngjashme, interesi mesatar për depozitat në Euro ka rënë në 1.1% në tremujorin e katërt, nga mesatarisht 1.4% që ishte në dy tremujorët paraardhës.”, thotë Banka e Shqipërisë.

Për këtë arsye qytetarët i kanë zhvendosur kursimet e tyre në ‘depozita pa afat’ që mund t’i tërheqin në çdo kohë, pasi përfitimi nga interesi i ulët është minimal.

“Struktura kohore e depozitave është zhvendosur drejt depozitave pa afat, të cilat përbëjnë rreth 55.7% të totalit. Kjo ecuri reflekton uljen e normave të kthimit nga depozitat si në Lek edhe në Euro, duke rikthyer tendencën për vendosjen e tyre në depozita shumë likuide”, thuhet në raportin e politikës monetare.

Aktualisht në banka janë 6.2 miliardë euro kursime në monedhën kombëtare dhe rreth 7.3 miliardë euro depozita në valutë.

Fitimi i ulët nga mbyllja e parave nëpër bankave është edhe një nga shkaqet kryesore sipas Ministrisë së Financave që shton përdorimin e parasë cash në ekonomi.

DEPOZITAT NË SHQIPËRI
Viti 2023 13,053 mln euro
Viti 2024 13,622 mln euro
Rritja +569 mln euro

Next Post
Emigrantët/ Komisioneri Brunner: Ne mbështesim Italinë për protokollin me Shqipërinë! Meloni: Jemi të vendosur të vazhdojmë

Emigrantët/ Komisioneri Brunner: Ne mbështesim Italinë për protokollin me Shqipërinë! Meloni: Jemi të vendosur të vazhdojmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AMP operacion në Sarandë/ Ndalohet nënkomisar Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

AMP operacion në Sarandë/ Ndalohet nënkomisar Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

May 19, 2026
Faqja nacionaliste maqedonase shpërthen ndaj ambasadorit Meidani: Shko në shtëpi! Të q* fisin!

Faqja nacionaliste maqedonase shpërthen ndaj ambasadorit Meidani: Shko në shtëpi! Të q* fisin!

May 19, 2026
Haga lëshon urdhër-arrest për ministrin izraelit, Smotrich e quan “shpallje lufte”

Haga lëshon urdhër-arrest për ministrin izraelit, Smotrich e quan “shpallje lufte”

May 19, 2026
Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e qartë, mungon vullneti politik

Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e qartë, mungon vullneti politik

May 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Raportet e Avokatit të Popullit, Zogaj: Nuk mund të lihen në sirtar, duhet një mekanizëm ligjor detyrues për institucionet

May 19, 2026
Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD në Durrës/ Debate në dëgjesën me qytetarët të Komisionit të Territoriales

Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD në Durrës/ Debate në dëgjesën me qytetarët të Komisionit të Territoriales

May 19, 2026
“Policia e Shtetit nevojë imediate për vetëpastrim”, eksperti Basha: Serioziteti i Hitës do sjellë pastrimin e strukturave

“Policia e Shtetit nevojë imediate për vetëpastrim”, eksperti Basha: Serioziteti i Hitës do sjellë pastrimin e strukturave

May 19, 2026
Nga Igli Tare te “rojet” e SPAK: kur mikrofonët presin si gjyq publik

Nga Igli Tare te “rojet” e SPAK: kur mikrofonët presin si gjyq publik

May 19, 2026
Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

AP kërkoi mbylljen e 5 burgjeve/ Petraj: Qelitë të mbipopulluara! Topalli: Një tualet për 18 të burgosur në Burrel

May 19, 2026
U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In