• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shtohet numri/ Pas Magjistraturës, edhe KLGJ ndryshon kriterin e mesatares për ndihmësit ligjorë

by Java News
07/02/2024 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Shkollës së Magjistraturës, edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të mërkurën që të heqë kriterin e notës mesatare mbi 7 për lëndët kryesore për juristët që do të konkurrojnë për 15 vende vakante për ndihmës ligjorë.

Pasi vendosi më 31 janar që të pranohen 20 studentë për magjistratë dhe 15 për pozicionet e ndihmësve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor shqyrtoi të mërkurën në mbledhje plenare projektvendimin “Për një ndryshim në vendimin nr. 31, datë 31.01.2024 ‘Për numrin e kandidatëve që do të pranohen në programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës për vitin akademik 2024-2025′ të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.

Heqja e kriterit të mesatares edhe për ndihmësit ligjorë vjen pasi Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës vendosi të ndryshonte rregullimin e kriterit të mesatares së lëndëve, duke hequr kërkesën për notë mesatare mbi 8 të lëndëve kryesore. Me ndryshimin e bërë, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës ka mundësuar që edhe të diplomuarit si juristë që nuk arrijnë këtë kriter të munden të jenë pjesë e trupës së magjistratëve të rinj, nëse zgjidhen si fitues.

Relatori i projektvendimit të KLGJ-së, anëtari Klodian Kurushi u shpreh në seancën plenare se nevoja e ndryshimit të vendimit vinte si rrjedhojë e ndryshimit të bërë nga Këshili Drejtues i Shkollës së Magjistraturës në rregulloren e brendshme. Kurushi parashtroi se Shkolla e Magjistraturës kishte argumentuar se nuk mund të përcaktohej në mënyrë objektive se cilët janë lëndët kryesore dhe në këto kushte, heqja e këtij kriteri do të ishte pozitiv në procesin e rekrutimit, duke mos cënuar barazinë e kandidatëve.

Bazuar në të njëjtat argumente, edhe KLGJ vendosi në mënyrë unanime që të lërë si kriter vetëm mesataren e përgjithshme mbi notën 7 për të gjithë ata që do të garojnë për ndihmësa ligjorë, duke hequr kriterin e notës mbi 7 për lëndët kryesore./m.j

Next Post
E rëndë/ Bënte shumë zhurmë duke luajtur ‘PlayStation’, 17-vjeçarja godet me thikë vëllain

E rëndë/ Bënte shumë zhurmë duke luajtur ‘PlayStation’, 17-vjeçarja godet me thikë vëllain

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ia futën molotovët te çanta e shkollës dhe e arrestuan”, Berisha: Ja dëshmia e prindit të të miturit

“Ia futën molotovët te çanta e shkollës dhe e arrestuan”, Berisha: Ja dëshmia e prindit të të miturit

February 21, 2026
Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

February 21, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Berisha kërcënon Ramën: Do t’i djegim selitë e PS në çdo qytet!

February 21, 2026
Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

February 21, 2026
Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

February 21, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Gënjeshtrat djallëzore të Sali Berishës dhe lapsuset me ‘kryengritës të armatosur’

February 21, 2026
VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

February 21, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

February 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 21, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Kryeministri trampist mes dafinave dhe rrokullimës

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In