• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shtohet kërkesa, ndërtuesit paralajmërojnë rritjen e çmimit të apartamenteve

by A R
23/11/2016 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimet e apartamenteve pritet që të shënojnë një tjetër rritje në janar të vitit të ardhshëm sipas parashikimit të ndërtuesve, të udhëhequra nga shtimi i kërkesës, por edhe reflektimi i rritjes së taksave.

“Ka një rritje të kërkesës për blerjen e apartamenteve muajt e fundit”, pohon për ‘Monitor’, Hajredin Fratari, ndërtues. Ky shtim i kërkesës, sipas tij, vjen nga gjallërimi i kredisë hipotekore. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë e konfirmojnë këtë tendencë. Gjatë muajve të fundit ka pasur rritje të ndjeshme të kredisë për blerje banesash në monedhën vendase, e nxitur kjo dhe nga rënia e ndjeshme e normave të interesit në lekë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, stoku i huasë për individë për blerje pasurish të paluajtshme ishte gati 46 miliardë lekë në fund të shtatorit, me një rritje prej 8% në raport me dhjetorin 2015.

“Zhvillimet pozitive të këtij portofoli janë mbështetur si nga ofertat e bankave për këtë produkt, ashtu edhe nga kërkesa e shtuar e individëve për blerje banesash gjatë kësaj periudhe”, thotë Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të politikës monetare.

Zhvlerësimi i euros ka favorizuar blerjen e apartamenteve në monedhën e përbashkët, kur kredia merret në lekë. Edhe për ata individë që e kanë marrë huanë në euro, këstet janë bërë më të lira, ndonëse individët mbeten gjithnjë të ekspozuar ndaj kursit të këmbimit.

Një tjetër arsye, që sipas Fratarit do të ndikojë në shtrenjtimin e apartamenteve, është rritja e taksave, ku dyfishimi i tarifës së ndikimit në infrastrukture (për Tiranën nga 4 në 8%) dhe llogaritja e saj në bazë të çmimit të shitjes dhe jo kostos si më parë, është faktori kryesor.

Ai parashikon që çmimet nga janari do të rriten minimumi me 50 euro për metër katror, ndërsa në qendër rritja mund të shkojë edhe 100-120 euro. Rritja pritet të shkojë zinxhir jo vetëm për apartamentet e reja, që do të paguajnë taksa më të shtrenjta, por edhe ato që janë ndërtuar më parë.

Fratari thotë se ka një tendencë që familjet, që rrinë me qira, marrin kredi për të blerë shtëpi, pasi kreditë janë të lira. Këta muaj duket se janë më të favorshëm për të blerë shtëpi për dy arsye: Së pari, interesat e kredive duket se kanë prekur fundin dhe vitin e ardhshëm pritet një rritje e tyre. Shtrenjtimi, në fakt, ka filluar dhe pritet të vijojë, teksa normat e kredive do të ndjekin ato të bonove të thesarit, që muajin e fundit janë rritur ndjeshëm. Së dyti, çmimet e apartamenteve pritet vetëm të rriten, për arsyet e sipërpërmendura.

Edhe Dritan Caka i agjencisë së pasurive të paluajtshme Dev Inf, pohon se çmimet e apartamenteve janë rritur, por ai shton se kjo ka ardhur si pasojë e shtrenjtimit nga kahu i ofertës si rrjedhojë e taksave më të larta.

Të tjerë sipërmarrës, që nuk pranojnë të identifikohen dhe që ndërtojnë kryesisht në qendër të Tiranës, pohojnë se shtimi i kërkesës ka ardhur dhe nga blerjet me para në dorë, që vlerësohet se janë kryesisht paratë, që vijnë nga tregtimi i hashashit. Këto para do të tentojnë të kanalizohen sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme në zona të preferuara të kryeqytetit si dhe në bare e lokale. Rritja e çmimeve në këto zona ka filluar tashmë, me rreth 50-100 euro për metër katror.

Banka e Shqipërisë, në indeksin e çmimeve të banesave, ka konstatuar se ka pasur rritje çmimesh gjatë dy tremujorëve të parë të vitit 2016, që ka ndaluar në të tretin. Sipas BSH, në tremujorin e dytë, indeksi i çmimit të banesave u rrit me 5.2%, pas rritjes me 11.3% një tremujor më parë. Por ndërtuesit presin që rritja të rifillojë në muajt e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa të tjerë konfirmojnë se rritja tashmë ka filluar./Monitor/a.m.

Next Post
Rreh vajzën e saj me kabëll elektrik, Zvicra vendos të dëbojë shqiptaren

Tiranë, babai ngacmon seksualisht dy fëmijët e tij 7 dhe 6 vjeçarë (denoncimin e bën e shoqja)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shoferit i ra të fikët dhe …/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit me dy viktima dhe 40 të plagosur në Milano

Shoferit i ra të fikët dhe …/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit me dy viktima dhe 40 të plagosur në Milano

February 27, 2026
Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

February 27, 2026
Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran, edhe Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Teheran

Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran, edhe Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Teheran

February 27, 2026
Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe

Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe

February 27, 2026
“Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së”, gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç

“Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së”, gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç

February 27, 2026
Shkodra pajiset me sistem inteligjent për zbulimin e zjarreve me dron, Rama: Çdo vatër do zbulohet në kohë reale

Shkodra pajiset me sistem inteligjent për zbulimin e zjarreve me dron, Rama: Çdo vatër do zbulohet në kohë reale

February 27, 2026
Kryenin vjedhje me thyerje në disa biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

Kryenin vjedhje me thyerje në disa biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

February 27, 2026
Një fenomen i rrallë astronomik do jetë i dukshëm këtë fundjavë, gjashtë planete rreshtohen në qiell

Një fenomen i rrallë astronomik do jetë i dukshëm këtë fundjavë, gjashtë planete rreshtohen në qiell

February 27, 2026
Turizmi dhe shitblerja e pronave nuk mjaftojnë, FMN: Zgjerimi i PBB nuk e kalon nivelin 3.5% deri në vitin 2029

Turizmi dhe shitblerja e pronave nuk mjaftojnë, FMN: Zgjerimi i PBB nuk e kalon nivelin 3.5% deri në vitin 2029

February 27, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In