Gjatë orëve të pasdites ka pasur prurje të shumta në afërsi të lumit të shalës në liqenin e Komanit, siç duket dhe në këtë foto, informon Top Channel.
Metereologët kanë parashikuar reshje të shumta gjatë kësaj jave, që do të pritet të ndihmojnë korporatën elektroelergjitike të prodhojë energji.
Ndërkohë kjo ishte ishte pamja e liqenit të hënën paradite, kur ngjante me shumë me një lum të vogël.
Në vendin e quajtur përroi i Daicës, aty ku gjatë verës kalojnë me dhjetëra varka dhe tragete, të hënën lëvizja mund të behej edhe në këmbe.
Kjo do të thotë se lëvizja e tragetit por edhe e varkave është e pamundur. Në afërsi të të gjithë fshatrave që lagen nga liqeni i Komanit, ulja e nivelit ka nxjerrë në pah edhe një herë, territore të cilat nuk ishin parë që prej ndërtimit të hidrocentralit në vitin 1985./m.j