Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar është rritur me 4412 (601 sot + 3811) që kishin vdekur në azile dhe shtëpi kujdesi, që nga muaji mars. Mirëpo mediat britanike thonë se përsëri numri është shumë më i ulët se realiteti.
Sot është hera e parë që Departamenti i Shëndetësisë ka përfshirë njerëz që vdesin jashtë spitaleve në statistikat e saj ditore, duke e çuar në 26.097 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura.
Zyra për Statistikat Kombëtare raporton se më shumë se 6,000 njerëz dihet që kanë vdekur në shtëpitë e kujdesit. Në 24 orët e fundit janë shënuar 4067 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 165.221 numrin total të të prekurve.
/a.r