• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Shtohen frikshëm infektimet në Kosovë: Një i vdekur dhe 888 raste të reja me Covid

by A R
11/08/2021 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të mërkurën (11 gusht) se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar edhe një viktimë nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Viktima është nga komuna e Gjilanit.

Sipas njoftimit, bazuar në testimin e 6.086 mostrave, pozitivë në COVID-19 kanë dalë edhe 888 raste.

Më së shumti të infektuar janë regjistruar në Prishtinë, 182 raste.

Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 237 persona.

Në njoftim thuhet se janë shëruar 38 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 3.489.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 111,644 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,274 kanë vdekur.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njoftoi më 11 gusht se 186 pacientë janë të shtrirë në klinikat ku trajtohen pacientët me COVID-19 – sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi – dhe në spitalet e përgjithshme.

Prej këtij numri, 136 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me koronavirus. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkaq 117 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Përgjatë së martës ndonjërën nga këto vaksina e kanë marrë 16.905 persona.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 174.991, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 521.737.

/a.r

Next Post
‘Çdo ditë ata vrasin një ose dy njerëz’/ VOA: Përkeqësohet situata e sigurisë në kampin al-Hol në Siri

‘Çdo ditë ata vrasin një ose dy njerëz’/ VOA: Përkeqësohet situata e sigurisë në kampin al-Hol në Siri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In