• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shtohen eksportet drejt Kosovës: Më shumë po shiten materiale ndërtimi, metale dhe ushqime

by Java News
22/10/2023 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shifrat nga INSTAT tregojnë se në tre vite mallrat që janë dërguar në Kosovë janë rritur me 13% në vlerë, kjo vetëm për periudhën e nëntëmujorit.

Grupi me rritjen më të fortë në tregtinë me Kosovën është ai i materialeve të ndërtimit dhe metaleve. Grupi i dytë është lëndët djegëse, mineralet dhe energjia elektrike. Por, një rritje të fortë ka pësuar edhe grupi i ushqimeve në 9 muajt e fundit duke kaluar i dyti në rend për këtë vit.

Ekspertët shprehen se kjo ka ardhur nga një sërë faktorësh

“Operatorët që punojnë në treg më kanë thënë se janë orientuar drejt tregjeve që kanë fizibiltiet të lartë. Pra në tregun e Kosovës ka mundësi të blesh dhe të shesësh me fitim më të lartë. Kosova gjithashtu ka shumë nevojë sepse ka pasur një bllokim të ndjeshëm të produkteve që vinin nga Serbia dhe sigurisht do të plotësohej nga Shqipëria dhe siç e thashë orientimi i biznesit është i tillë që të gjejnë kohën dhe hapësirën e duhur për të përfituar nga tregjet që kanë nevojë për produktet që prodhohen në Shqipëri”, tha Bardh Sejdarasi, gazetar ekonomie.

Ndërkohë, një tjetër partner tregtar i rëndësishëm për vendin në tre vitet e fundit është bërë edhe Kina, nga e cila marrim 70 miliardë lekë mallra, gati 32% më shumë se në 2021-in. Nga krahu tjetër edhe dërgojmë gati 8% më shumë, kryesisht lëndë të parë

“Ne i kemi tregjet e përcaktuara sa i përket eksporteve shqiptare nga produktet që kemi. Mineralet dhe nafta kanë mundësi të shiten jashtë Europës, në Euroazi edhe me radhë dhe kjo është një lëvizje që orientohet nga bursat e tregut, ajo e hekurit apo mineraleve”, shtoi Sejdarasi.

Për periudhën e nëntëmujorit eksportet ranë me 9%. Kjo ka ardhur si pasojë e zhvlerësimit të euros, uljes së çmimeve në tregjet e huaja për lëndët e para si dhe rënia e kërkesës nga Europa. Eksportet shqiptare vuajnë edhe nga mungesa e diversifikimit, pasi kryesisht vendi dërgon lëndë të parë dhe jo mallra të përpunuar./tch

Next Post
FOTO/ Arrestimi i Malltezit nga SPAK, tifozët e Partizanit ‘thumbojnë’ Berishën nën akuzë për korrupsion

FOTO/ Arrestimi i Malltezit nga SPAK, tifozët e Partizanit 'thumbojnë' Berishën nën akuzë për korrupsion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

April 10, 2026
Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

April 10, 2026
“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

April 10, 2026
Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

April 10, 2026
Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

April 10, 2026
Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

April 10, 2026
Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

April 10, 2026
“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

April 10, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit

April 10, 2026
Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In