• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtohen divorcet në Fier, shkaqet kryesore tradhtia dhe bixhozi i burrave

by A R
13/04/2017 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtohet numri i divorceve në qarkun e Fierit. Në gjykatën e Fierit numri i divorceve për periudhën 10 janar-10 prill 2017, duke krahasuar të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka shënuar rritje.

Për vitin 2016 ka pasur 240 kërkesa për divorce ndërsa për 2017-n deri me 10 prill janë regjistruar 350 kërkesa për zgjidhje martese. Ndërkohë që janë shqyrtuar rreth 105 divorce.

 Këto shifra ndarjesh  sipas avokatit Kujtim Cakrani janë marrëdhënie që nuk funksionojnë midis çiftit dhe alternative e vetme mbetet divorci. Kryesisht kërkesat për divorc janë nga çifte të cilat kanë martesa të hershme dhe me një moshë relativisht të re.

 Sipas avokatit shkaqet e divorceve janë të shumta, shumica prej tyre si shkaktar kanë  bixhozin, por ka edhe shkaqe të tjera si: emigracioni, gjendja ekonomike, martesa në moshë të vogël dhe tradhtia bashkëshortore.

“Shkaqet e zgjidhjes së martesës janë nga më të ndryshmet, si bixhozi, emigracioni, papunësia e madhe duke bërë që nga mospërballimi i jetesës çiftet të gjejnë rrugën më të shkurtër atë të zgjidhjes së martesës. Në këto hapa që po vazhdohet ne pas disa vitesh do gjendemi në një kolaps total dhe familja është drejt degradimit”, thotë ai.

  Por si ndikon divorci tek fëmijët? Sipas psikologes Manola Mengjezi fëmijët janë ata që e vuajnë më shumë, pasi ata përjetojnë dëshpërim, agresivitet dhe probleme në shkollë.

“Të gjithë familjarët e provojnë stresin  divorcit por ata që e ndiejnë më shumë janë fëmijët ët cilët gjatë kësaj periudhe lihen pas dore duke mos marrë kujdesin e duhur nga të dy prindërit. Reagimet emocionale të fëmijëve janë të shumta, ata shprehin ankth dhe jo pak herë izolim social çka do të thotë që prindërit duhet të kujdesen maksimalisht  duke minimizuar stresin e tyre duke bashkëpunuar që të kalojnë sa më shumë kohë me fëmijët e tyre”, tha ajo.

 Po këta fëmijë, kur të rritën kanë predispozita të përjetojnë të njëjtën gjë, duke qenë se ndarja për ta bëhet në një rutinë dhe si zgjidhje të parë në çift ata gjejnë ndarjen, pa u munduar të gjejnë një rrugë të mesme për një kompromis bashkëshortor. /b.d

Next Post
Lufta kundër drogës, pas Kurbinit dhe Përmetit shkrihet edhe komisariati i Skraparit

Lufta kundër drogës, pas Kurbinit dhe Përmetit shkrihet edhe komisariati i Skraparit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 1 mijë miliardë euro dhe taksa për koorporatat, Von der Leyen prezanton buxhetin e BE-së

“BE i rezistoi presionit amerikan”, Presidentja e KE-së: Qëndruam të bashkuar dhe të fortë

January 23, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Fjalë, fjalë…, por Ivanka trokiti në derë

January 23, 2026
“Shqipëria është magjike”, Ivanka Trump ndan sërish pamje nga bregdeti shqiptar

“Shqipëria është magjike”, Ivanka Trump ndan sërish pamje nga bregdeti shqiptar

January 23, 2026
Trump shpjegon mavijosjen në dorën e majtë: Më ra…

Trump shpjegon mavijosjen në dorën e majtë: Më ra…

January 23, 2026
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

Sherr në një lokal në Lezhë, kapet nga policia vëllai i Arben Ndokës

January 23, 2026
Ambasadori britanik takon Brahon, diskutime mbi mbështetjen e Londrës për SPAK

Ambasadori britanik takon Brahon, diskutime mbi mbështetjen e Londrës për SPAK

January 23, 2026
Berisha refuzon bashkëpunimin me PS: Do bëjmë reformën tonë territoriale!

Berisha refuzon bashkëpunimin me PS: Do bëjmë reformën tonë territoriale!

January 23, 2026
Konferencë në përkujtim të Janullatos/ Kryepiskopi Joan: Personalitet unik, forcoi besimin dhe rolin e Kishës Ortodokse

Konferencë në përkujtim të Janullatos/ Kryepiskopi Joan: Personalitet unik, forcoi besimin dhe rolin e Kishës Ortodokse

January 23, 2026

24 Janari, asgjë ndryshe në Tiranë

January 23, 2026
Juristi Dervishaj për “Ballukun” në GJK: SPAK dështoi në argumentimin kushtetues

Juristi Dervishaj për “Ballukun” në GJK: SPAK dështoi në argumentimin kushtetues

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In