• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Shto ujë e shto…komisione

by Skënder Minxhozi
20/10/2021 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Lulzim Basha po përpiqet të krijojë një axhendë paralele me Foltoren e Sali Berishës, e cila po gërryen prej javësh jo vetëm bazën e partisë, por edhe kredibilitetin e elitës zyrtare të Partisë Demokratike. Dalja e kryetarit të PD me tre propozime që prekin reformën zgjedhore, atë territoriale dhe vetingun e politikanëve shënojnë jo vetëm rikthimin e opozitës në sistem pas dy vjetësh e gjysëm. Ato janë edhe një rivalitet me axhendën e Kongresit të Doktorit që premton largim të shpejtë të “ish-kryetarit” nga zyra e tij buzë Lanës.

Tre propozimet e Bashës vijnë pas kërkesave të opozitës për të inicuar komisione hetimore parlamentare për zgjedhjet, gjobën Beketi dhe inceneratorët. Batuta historike e Churchillit për pavlefshmërinë e komisioneve hetimore parlamentare vlen sidomos për këtë rast, kur fjala vjen, në krye të hetimit të zgjedhjeve, Lulzim Basha ka vendosur një ndër emrat më të akuzuar të opozitës për punë zgjedhjesh.

Propozimet e opozitës për reformat zgjedhore e territoriale janë më serioze e më të prekshme. Pasi ka nevojë për një shqyrtim tërësor të asaj që ka arritur reforma territoriale e vitit 2015, kur socialistët vendosën të vetëm, pas bojkotit absurd të PD, skemën e organizimit të territorit në bazë të 61 bashkive. Pas disa vitesh aplikimi të këtij formati, ka vend për të modifikuar në skemën që kemi në fuqi.

Ashtu siç ka vend për të diskutuar e modifikuar edhe në sistemin zgjedhor me të cilin u votua në 25 prill, ku koalicionet me sigla partiake u bënë praktikisht të pamundura. Vendimmarrja e njëanshme e shumicës vitin e shkuar ishte një thikë pas shpine për parimin e negociimit dhe të dakordësisë që duhet arritur sa herë që bëhen rregullat e lojës elektorale. Kjo duhet korrektuar sot kur opozita është në parlament dhe kur kryeministri Rama shprehet i hapur për ta diskutuar konkretisht këtë çeshtje me demokratët.

Ndër tre propozimet, ai i vetingut të politikanëve duket më demagogjiku. Në pamje të parë, teksa drejton gishtin nga vetja duke u ofruar për t’u verifikuar i pari, Basha duket se lëshon një dorashkë ndershmërie ndaj kundërshtarëve të tij përballë. Ajo që dimë ne qytetarët në fakt, është se në këtë skenë politike, nga njëra anë në tjetrën, vështirë se gjen njeri që të mos luajë me bllofin kur shprehet ashtu si Lulzim Basha për vetingun e pasurive të politikanëve.

Prej vitesh kemi një Inspektoriat (ILDKP) ku zotërinjtë Basha, Rama, Meta e Berisha, plus disa qindra politikanë e zyrtarë të lartë të administratës, listojnë çdo vit me shkrim pasuritë e tundshme e të patundshme që zotërojnë. Propozimi i Bashës për kalimin e kësaj barre të verifikimit tek SPAK, vetëm sa i jep pak më tepër “pompë” procesit, pasi në thelb egziston i gjithë kuadri ligjor që një politikan apo zyrtar i lartë shqiptar të verifikohet imtësisht nëse ka ose jo euro të qepura në dyshekun e shtëpisë, apo vila, biznese e të tjera katandi të fshehura në emër të vëllezërve e kushërinjve.

Do të mjaftonte vullneti politik për të shqyrtuar vetë  deklaratat që politikanët e zyrtarët kanë lëshuar në vite, për të zbuluar pa shumë vështirësi në shumë raste falsitetin dhe vështirësinë për të fshehur të ardhura të tepërta apo të paligjshme që kanë akumuluar. Vetë zoti Basha është akuzuar fjala vjen vite më parë, në bazë të deklarimit të pasurisë në ILDKP për shitblerjet e pasurive të patundshme në Holandë.

Vetingu i politikës nuk ka pse “shetit” nga një institucion në tjetrin. Janë ligjet dhe zyrat e shtetit, ku ky proces mund dhe duhej të ishte bërë si duhej prej vitesh. Kjo e Bashës është një lëvizje propogandistike për të rrahur gjoksin dhe për të luajtur bllofin duke deklaruar para shqiptarëve “më kontrolloni se jam i pastër”! Seç del pas kontrollit, një Zot (një Bashë) e di!

Next Post
VIDEO/ Partizani padron i derbit, mund Tiranën dhe ndez motorët për titullin. Laçi kap kreun e Superiores

Java e derbit Tirana-Partizani! Të kuqtë optimistë, bardheblutë në heshtje shtypi

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    Ku i cove 239 milion dollar te rruges se kombit ? Dil para drejtesise dhe pastrou Lul

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spanja i jep ultimatum Italisë për kontrollet kufitare ndaj udhëtarëve

Spanja i jep ultimatum Italisë për kontrollet kufitare ndaj udhëtarëve

August 7, 2026
Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane

Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane

August 7, 2026
Shqipëria, drejt një ekonomie pa ‘Cash’/ Shoqata e Bankave: Duhet tavan për paranë fizike

Krimet kibernetike nuk kursejnë as bankat e nivelit të dytë, Policia në gjashtë muaj regjistroi 250 raste

August 7, 2026

Tetë vatra zjarri aktive në vend! Në Cikallesh flakët rrezikojnë banesat, ndërhyhet nga ajri

August 7, 2026
“Plazhi i lirë” në Spille, sekuestrohen 101 çadra dhe 202 shezlongë të vendosur pa leje

“Plazhi i lirë” në Spille, sekuestrohen 101 çadra dhe 202 shezlongë të vendosur pa leje

August 7, 2026
Sulmet e Izraelit në Liban ndezin tensionet, rrezikohet marrëveshja SHBA-Iran

Ndryshme në Amerikë, Trump me urdhër ekzekutiv: Ndalojmë turizmin e lindjes në SHBA

August 7, 2026
Kryebashkiaku grek mbetet në paraburgim, pas dyshimeve se shkaktoi zjarrin pranë Athinës

Kryebashkiaku grek mbetet në paraburgim, pas dyshimeve se shkaktoi zjarrin pranë Athinës

August 7, 2026
BE vendos sanksione ndaj 5 personave të lidhur me industrinë ushtarake ruse

BE vendos sanksione ndaj 5 personave të lidhur me industrinë ushtarake ruse

August 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 8 Gusht 2026

August 7, 2026
Po transportonin emigrantë të huaj kundrejt parave, pranga dy personave në Korçë e Pogradec

Po transportonin 15 shtetas afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinj në Shkodër

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com