• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtimi i rasteve me anemi, ushqimet që e parandalojnë

by Java News
17/01/2018 22:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anemia është sëmundja që lidhet me uljen e numrit të rruazave të kuqe të gjakut dhe pakësimin e përqindjes së hemoglobinës. Së fundmi është kthyer në një nga problemet shëndetësore kryesore të shqiptarëve bazuar në të dhënat e mbledhura nga AgroWeb.org dhe kontaktet me mjekët e specializuar në qendrat e kujdesit shëndetësor të vendit.

Të prekurit nga anemia kanë lëkurë dhe mukoza të zbehura, lodhen shpejt, ndjejnë këputje dhe apati, nuk kanë oreks dhe shfaqin ulje të presionit arterial. Ata që vuajnë nga anemia kanë edhe rrahje të shpejta të zemrës, vështirësi në frymemarrje, dhimbje koke, marrje mendsh dhe shikim të turbullt.Anemia sjell uljen e përqendrimit të oksigjenit në gjak dhe në inde, duke lehtësuar zhvillimin e infeksioneve të ndryshme.

Specialistët e Shëndetit Publik tregojnë për AgroWeb.org se shtimi i rasteve të anemisë së fundmi ka lidhje me problemet në ushqim. Një faktor kryesor është mosmarrja prej organizmit e lëndeve të nevojshme ushqimore, të vitaminave dhe mineraleve, sidomos të hekurit.Gjendja anemike përcaktohet saktë vetëm nga analiza laboratorike e gjakut, që tregon numrin e rruazave të kuqe.

Në forma të lehta dhe mesatare nuk ka nevojë për regjim shtrati, por duhet patur duhet kufizuar aktiviteti fizik. Për format më të rënda duhet patjetër regjim shtrati ose trajtim mjekësor.

Të ushqyerit kundër Anemisë

Ushqimet duhet të jenë të pasura me vitamina, minerale dhe sidomos me proteina. Anemikët duhet të konsumojnë vezë, peshk, qumësht, gjalp të freskët, lakra të freskëta, spinaq, karota, brokoli, panxhar dhe shumë fruta.

Trajtimet me produkte të Natyrës
Mjekësia tradicionale përdor disa bimë që përmirësojnë aneminë dhe rruazat e kuqe të gjakut.

1. Merrni 1-2 lugë kafeje prej bimës së bluar të pelinit. Hidheni në një gotë ujë dhe zijeni për 15min. Përdoreni 3 herë në ditë nga 1 lugë gjelle, gjysëm ore para buke. Kura vazhdon 1-2 muaj rrjesht, deri në përmirësimin e plotë.

2. Merrni 1 lugë gjelle nga fletet e grimcuara të thata të hithrës. I zieni në një gotë me ujë për 15min. Pasi ta filtroni, ëmbëlsojeni me pak mjaltë. Pijeni 3 herë në ditë nga 1 gotë për 1 muaj rrjesht.

3. Rrënjët e Sanzës (Gentiana Lutea) shërbëjnë për aneminë. Merrni 10 gr me bimë të bluar. Zijeni në 1 litër uje për 15min. Kullohet dhe pijeni 2-3 filxhana në ditë para buke./AgroWeb.org

 

Next Post
Fino akuzon hapur: FSHF mashtron për Shoqatat

Zgjedhjet në FSHF, Fino i prerë: Shoqatat fantazëm të mos guxojnë të afrohen në Durrës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trajneri Rolando Maran i lumtur për dy fitoret radhazi dhe 6 pikët e Kombëtares: Lojtarët e kanë kuptuar filozofinë time

Trajneri Rolando Maran i lumtur për dy fitoret radhazi dhe 6 pikët e Kombëtares: Lojtarët e kanë kuptuar filozofinë time

September 30, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ pas fitores së pastër me San Marinon në transfertë, Shqipëria kërkon të ruajë kryesimin e grupit!

September 30, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

“Sejdiu mbetet kandidati për President”- Kriza në Kosovë, Kurti nuk tërhiqet dhe apelon: Shqipëria të na ndihmojë për ish-krerët e UÇK-së!

September 30, 2026
Dy pilotët përleshen me thika në kabinë, devijohet avioni me pasagjerë izraelitë! Udhëtonte nga Dubai, Tel Avivi dyshon për akt terrorist

Dy pilotët përleshen me thika në kabinë, devijohet avioni me pasagjerë izraelitë! Udhëtonte nga Dubai, Tel Avivi dyshon për akt terrorist

September 30, 2026
Zjarr në një pikë grumbullimi skrapi në Fllakë të Durrësit, të panjohura shkaqet!

Zjarr në një pikë grumbullimi skrapi në Fllakë të Durrësit, të panjohura shkaqet!

September 30, 2026
Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe AI -

“Largoni Trump nga pushteti!”, Irani me mesazh për amerikanët, Trump: Teherani do dorëzohet

September 30, 2026
Greqia merr masat dhe ndërhyn në tregun e çmimit të karburanteve, nafta ulet deri në 20 cent për litër!

Greqia merr masat dhe ndërhyn në tregun e çmimit të karburanteve, nafta ulet deri në 20 cent për litër!

September 30, 2026
Forcimi i lekut/ Ekspertët zbulojnë çfarë po ndodh me monedhën europiane: Euro ka rënë me 9.1% në krahasim me vitin e kaluar…!

Mbi 8.4 mld euro rezervë valutore, forcohet leku, “ngushtohet” hapësira e Bankës së Shqipërisë

September 30, 2026
Kodi i ri i Procedurës; një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore?

Kodi i ri i Procedurës; një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore?

September 30, 2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

Brukseli ‘hap thesin’ për Shqipërinë! Pas afrimit të integrimit në BE, vijnë edhe mbi 200 mln euro të tjera: Vijoni me reformat!

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com