• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shthurja e një kombi nis me ligjërimin

by Ilir Yzeiri
24/10/2018 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Ngjarja e fundit që u prodhua në një studio mjerane të një televizioni të madh, ku Sali Berisha u shfaq si « analist » i egër, paraqiti dy teprime të një njeriu skizofren dhe të njohur botërisht si shpifës, siç është Sali Berisha, që janë : e para, në sy të një gazetari që Edi Rama e ka promovuar si atlet të ruajtjes së partisë së tij nga publiku, ose të vendosjes së marrëdhëneive me publikun, në sy të tij, pra, ai, « analisti » Sali Berisha, pra, në sy të këtij gazetari që mban funksione politike në Partinë që drejtohet nga Edi Rama, në fytyrë dhe përballë tij, Sali Berisha ulëriti tri herë me tërbimin e njeriut të çmendur që Edi Rama është : « Kafshë ! Kafshë ! Kafshë ! » dhe funksionari i përzgjedhur nga Edi Rama buzëqeshi lehtë dhe mbeti gojëkyçyr. E dyta, në sy të të gjithë atyre që ishin në panel dhe nën ekzaltimin gati seksual të drejueses së emisionit, së cilës nuk dua t’ia zë emrin me gojë, shpifi për një koleg, për Artan Hoxhën, dhe e akuzoi atë në mënyrë të ndyrë për një aferë që nuk mund të provohej aty, pra, në mungesë të atij që u akuzua, dhe, më e turpshmja, askush nuk i kërkoi se ku e mbështeste atë akuzë, askush nuk i tha që, nëse ti po shpif, duhet të gjesh vend tjetër, jo këtu.

Gazetari i zgjedhur nga Edi Rama që të ruajë apo të vendosë marrëdhëniet me publikun në Partinë Socialiste, më e pakta, duhej ta kishte braktisur atë studio mjerane të televizionit të madh sqhiptar. Mirëpo secili është i lirë të çmendet sipas mënyrës së tij. Problemi i shoqërisë shqiptare nuk është thjesht ajo studio mjerane e drejtuar nga një gazetare që po ngjet gjithnjë e më shumë me ato sekretaret e komiteteve të Partsë në rrethe, të cilat sapo zgjidheshin në postin e lartë, transformoheshin në burra me zë të hollë dhe imitonin padronët që i kishin zgjedhur, duke u bërë bisha me viktimat dhe ëngjëj me shtypësit më sy të skuqur nga netët e gjata me ëndrra ku përzihet gjaku me paratë. Problemi i madh është se gjithë shoqëria jonë po çmendet ngadalë dhe në mënyrë të ëmbël.

Problemi i shpërfytyrimit të shoqërisë prej ligjërimit nuk është vetëm problemi ynë. Ngado të hedhësh sytë, rrotull nesh, e larg nesh, do të vëresh se manipulatorët e mëdhenj, siç janë populistët në Europë, po ndërtojnë një ligjërim që ka vënë në pikëpyetje vlerat mbi të cilat është ndërtuar Perëndimi, që janë liria, solidariteti dhe demokracia. Në Europë po ngrihen me shpejtësi muret e ndarjes dhe, në emër të atdheut, po kultivohet urrejtja për atë që është i ndryshëm nga raca, ngjyra, gjinia dhe niveli ekonomik. Kriza e e emigrantëve e ka nxjerrë më të zbuluar se asnjëherë tjetër Europën. Mirëpo, pavarësisht kësaj, për shkak të traditës, këto vende po e përballojnë këtë krizë me dinjitet dhe me një ligjërim që u jep mundësinë të gjitha palëve që të shfaqen në skenën e ligjërimit me argumentet dhe me kulturën përkatëse, duke e shndërruar skenën e këtij ligjërimi në një teatër që të bën të reflektosh e të marrësh përgjegjësi. Ndërkaq, opinioni botëror po shokohet përditë e më shumë nga vdekja makabre e gazetarit amerikan me origjinë nga Arabia Saudite që u vra në mënyrë çnjerëzore prej sauditëve në konsullatën e tyre në Turqi. Pikërisht, kjo ngjarje tregon se çfarë diference kanë në mentalitet dhe në ligjërim dy botët, ajo perëndimore dhe ajo lindore. Kjo histori më kujtoi edhe zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe vrasjen makabre të tij prej SHIK-ut që drejtohej me dorë të hekurt prej Sali Berishës. Sot, bota perëndimore me SHBA-në në ballë, është tronditur nga vrasja e gazetarit me origjinë saudite dhe me pasaportë amerikane dhe po i kërkojnë mbretit saudit që të tregojë të vërtetën. Mirëpo, vini re ! Në fillim sauditët e mohuan, pastaj thanë se është vrarë duke u zënë me disa persona në konsullatë, pastaj e pranuan, por fajësuan disa persona dhe nuk tregojnë motivin. Ndërsa trupin e viktimës, jo vetëm që nuk e tregojnë, por ashtu siç e kanë zhdukur, dhe atë që kanë bërë me atë kufomë, të dyja këto janë të mbuluara me aq makabritet sa asnjë mendje normale nuk mund ta rrokë. Mirëpo, çfarë ndryshimi ka mes zhdukjes së Remzi Hoxhës dhe vrasjes makabre dhe zhdukjes së kufomës së gazetarit  saudit me pasaportë amerikane  Xhamal Kashoxhi (Jamal Khashoggi) ?

Gazetari që Edi Rama e ka zgjedhur për të ruajtur marrëdhëniet e partisë që drejton me publikun, moderatorja me paraqitje burrri dhe me zë të hollë dhe ata që e ndiejnë këtë krim, kur dëgjonin Sali Berishën që ulërsite si i çmendur « Kafshe ! Kafshë ! kafshë ! » duhet të ishin kujtuar të paktën se ai kur ai ishte President dhe drejtonte SHI-un me dorë të hekurt, siç e akuzojnë familjarët e të ndjerit Hoxha, ka rrëmbyer, ka torturuar, ka vrarë dhe ka zhdukur Remzi Hoxhën, njësoj siç akuzohet mbreti saudit Ahmet Bin Salman.

Next Post
Dorëhiqet politikani, u filmua teksa rrihte një grua në parking

Dorëhiqet politikani, u filmua teksa rrihte një grua në parking

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

March 9, 2026
Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

March 9, 2026
“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

March 9, 2026

KF Tirana ka nevojë për ndryshim themelor!

March 9, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

March 9, 2026
Mund të sulmohet sërish Turqia? SHBA thirrje stafit të konsullatës amerikane në Adana që të largohen

Mund të sulmohet sërish Turqia? SHBA thirrje stafit të konsullatës amerikane në Adana që të largohen

March 9, 2026
Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE duke mbrojtur Belinda Ballukun

Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE duke mbrojtur Belinda Ballukun

March 9, 2026
Shqipëria, Enver Hoxha dhe ‘hoxhizmi’

Ka lëvizje, por asgjë nuk ecën

March 9, 2026
Aksidenti Tepelenë / Zbardhet dinamika, viktimën e zuri gjumi në timon. Arrestohet shoferi i benzit

Aksidenti Tepelenë / Zbardhet dinamika, viktimën e zuri gjumi në timon. Arrestohet shoferi i benzit

March 9, 2026
Tërmeti 5.3 i shkallës Rihter në Greqi, dëme në banesa dhe kisha. Mbyllen shkollat dhe kopshtet

Tërmeti 5.3 i shkallës Rihter në Greqi, dëme në banesa dhe kisha. Mbyllen shkollat dhe kopshtet

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In